Kent: Sfidë madhore e sistemit të
drejtësisë, ndarja nga politizimi
Politika duhet të jetë e ndarë nga sistemi i drejtësisë, në mënyrë që të ketë efikasitet realizimi i reformave në këtë sektor. Këtë e ka shprehur George P. Kent, Koordinatori për Antikorrupsionin në Byronë e Çështjeve të Europës, pjesë e Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë takimit të zhvilluar sot me ministrin e Drejtësisë Nasip Naço.
TIRANE- Politika duhet të jetë e ndarë nga sistemi i drejtësisë, në mënyrë që të ketë efikasitet realizimi i reformave në këtë sektor. Këtë e ka shprehur George P. Kent, Koordinatori për Antikorrupsionin në Byronë e Çështjeve të Europës, pjesë e Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë takimit të zhvilluar sot me ministrin e Drejtësisë Nasip Naço. Sipas Kent, ndarja e sistemit të drejtësisë nga politizimi është një sfidë madhore, ndërsa theksoi rëndësinë e realizimit të reformës në drejtësi.
“Jemi në mbështetjen tuaj përgjatë rrugës drejt Europës. Procesi për integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane lidhet ngushtësisht me ecurinë e reformave në drejtësi. Sytë e publikut janë drejtuar nga ju, ndaj dhe duhet të tregoni një vullnet të fortë politik, por ndërkohë, sfida madhore e një sistemi drejtësie është ndarja e saj nga politizimi”, u shpreh Kent.
Koordinatori për Antikorrupsionin në Byronë e Çështjeve të Europës, e ka përshëndetur organizimin e tryezës gjithëpërfshirëse mbi drejtësinë, ndërsa e informoi Ministrin Naço se gjatë takimeve të zhvilluara, ka hasur në një interes të madh të shoqërisë civile për t’u përfshirë në proceset reformuese.
Sipas ministrit Naço, përfshirja e publikut në luftën kundër korrupsionit, është një hap i rëndësishëm për denoncimin e rasteve korruptive dhe në realizimin e reformës në drejtësi. Naço tha se denoncimi i rasteve korruptive përmes portalit online, ka dhënë edhe rezultatet e para.
“Për herë të parë në këto 20 vite sillen përpara drejtësisë gjyqtarë të akuzuar për veprën penale të korrupsionit, dhe kjo është një dëshmi që sistemi po nis të reflektojë për nevojën e shembjes së murit të pandëshkueshmërisë”, theksoi ministri Naço.
Gjatë takimit, ministri Naço njohu z.Kent me ecurinë e detitanishme të reformës në drejtësi, duke u ndalur tek masat e marra deri më tani në luftën kundër korrupsionit.
“Unë erdha në krye të Ministrisë së Drejtësisë në një kohë që kishte vetëm slogane lidhur me luftën kundër korrupsionit, dhe kur Shqipëria renditej ndër vendet e fundit në raportet që tregonin mbi nivelin e korrupsionit në vend. Në këto raporte Shqipëria renditej në vendin e 116 përkrah vendesh si Nepali, Vietnami dhe Afganistani. Për mua kjo ishte një situatë e papranueshme”, u shpreh Ministri Naço.
Duke vlerësuar asistencën e deritanishme të misionit OPDAT në vendin tonë, ministri i Drejtësisë theksoi vendosmërinë e tij për një reformë, që do të jetë e nevojshme të konsultohet në çdo rast me partnerët ndërkombëtarë.
Ndërkaq, ministri Naço theksoi se nevojën për gjithëpërfshirje të aktorëve të sistemit.
“Konferenca e cila pritet të zhvillohet në javën e parë të Tetorit, do të mbledhë së bashku aktorë vendimmarrës, spektrin politik, shoqërinë civile, etj, për të pasqyruar idetë dhe projektet, që mund t’i shërbejnë më mirë reformimit të sistemit”, tha Naço.
Nga ana e tij, Kent garantoi se mbështetja e Departamentit të Shtetit do të vijojë të ketë në vëmendje sistemin e drejtësisë, duke synuar luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e transparencës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39