Udhëtimi ynë ka si ndalesë të parë fshatin bregdetar Hamallaj në Durrës. Erozioni një proces natyror por “ndëshkues” për vendet ku toka e deti trajtohen keq, prej kohësh ka dhënë sinjalet e tij duke “ngrënë’ këtu më shumë se 300 m, vijë tokësore në të gjithë bregun duke përfshirë edhe Gjirin e Lalzit pak me tej
Në zonën bregdetare e njohur ndryshe si “Rruskull” qytetarët kanë vendosur buzë detit bunkerë, ndërsa këto masa betony përpara disa kohësh kanë qenë pothuajse në mes të detit.
Profesor Dëfrim Shkupi sqaron se si ka ndodhur erozioni në këtë territori.
“Erozioni është një proces natyror që procedon me gërryerjen e formacioneve dhe trasnportimin elëndëve verore. Në bregdetin e Rrushkullit, një zonë plazhore që kanë qenë në fillim akumulative, që përparonte dhe fitonte tokë, kurse me prishjen e sistemeve lumore solli fillimin e erozionit të këtij plazheve. Këto bunkere para 50 vjetëve kanë qenë ndërtuar 300 metra larg vijës bregdetare, ndërsa tani deti ka avancuar mbi 300 metra”, shprehet profesori për mikrofonin e A1 REPORT.
Pasi kalojmë Gjirin e Lalzit, rruga e stabilizuar pak kohë më parë, gjarpëron drejt tokës së butë shkëmbore të Kepit të Rodonit.
Deti Adriatik në këtë zonë është mjaft bujar me peshkatarët.
Ky lloj peshku quhet Gof, arrin deri në 60 kg. Gjatë verës i afrohet shumë bregut e është një nga më të shijshmit. Restorantet më të njohura të Durrësit mburren me këtë specialitet të kur arrijnë të furnizohen nga peshkatarët e Kepit të Rodonit, apo sic njihet me termin e zonës, Bishti i Muzhlit.
Më tej, bëhet plazh. Tunelet e ushtrisë janë shndërruar në ambiente të brendshme të lokaleve e restoranteve.
Shumica e pushuesve janë emigrantë të ardhur për pushime në vendin e tyre. 500 vjet më parë në këtë vend pushonte e clodhej Skënderbeu me bashkëshorten Donikë e motrën Mamica, por tani Kepi i Skënderbeut është Kepi i të gjithëve.
E megjithatë parajsa sekrete e Shqipërisë Veriore kanoset nga sulmi detar.
Nga këtu për të dalë në ballë të Kepit, ka dy mënyra. Det ose tokë. Ne do të zgjedhim tokën, mes një pylli mesdhetar të virgjër e misterioz, ndërsa fuoristrada jonë ndalet këtu pasi rruga drejt monopatit shkëmbor kalohet vetëm në kembë.
Gjurmët e gërryerjes detare në fundin e Kepit janë të dukshme ngado, ndërsa udhëtimi në këmbë ia vlen. Ajo cfarë syri sheh, goja nuk arrin ta përshkruajë………
Gadishulli ka marrë emrin e perëndisë pagano-ilire Redon. Flota detare ilire me sa duket kishte si stacion të sajin këtë vend. Shumë shekuj më pas prijësi i shqiptarëve Skënderbeu zgjodhi këtë vend si një shteg të lirë për të dalë në det pa u kushtëzuar nga venetikasit që kishin nën sundim gjithë vijën bregdetare.
Po kaq më e lirshme ishte edhe tregtia me Ulqinin që maja e Kepit e ka përballë dhe shumë afër në vijë detare
Sipas historisë, kështjella apo kalaja e Skënderbeut nisi ndërtimin këtu pas rrethimit të parë të Krujës. Muret e saj u përfunduan në 1952 nga mjeshtra venecianë që e nndërtuan me një gjatësi prej 400 metrash dhe me kulla të rrumbullakta në majat e saj. Pjesa më e madhe mureve rrethues gjëndet tashmë ne det si shkak i erozionit të detit Adriatik. Nga rrënojat sot ka mbetur në këmbë një pjesë shumë e vogël e një kalaje gjigande. Diku reziston ende një pjesës e murit të jashtëm të kalasë…….Vizitorët e Kepit nuk mund të rezistojnë pa shkuar pranë kalasë dhe rrënojave të saj nën ujë.
Një monument kulture që përvecse i rrezikuar nga erozioni, dora e njeriut në Kalanë e Skënderbetut i ka humbur asaj dinjitetin që i takon më shumë se 500-vjecarë.
Janë mbetje plastike, hedhurina të lloj-llojshme që rrymat detare i sjellin nga Durrësi dhe Bregu i Matit. A munden zhgarravinat e së shëmtuarës të dëmtojnë imazhin e formave të lakuara të së bukurës?? Kepi flet vetë për këtë, për aq kohë sa mbetet i vetmuar, i lënë në mëshirë të veprimtarisë detare dhe paedukatës njerëzore.
Kthimin pranë plazhit e bëjmë me mjet detar. Pamja e Gadishullit të vogël të Rodonit, është po aq magjepsëse sa nga toka. Ne dhe peshkatarët nuk jemi vizitorët e vetëm, edhe aventurierët me motorra uji mund ta shkrijnë talentin e tyre këtu
Përshendetemi me majën e Kepit dhe Kalanë shekullore. Ndërsa nje tjetër monument kulturor shfaqet para nesh. Kisha e Shën Ndout. Ka emër të njëjtë me kishën në Lac, i përket së njëjtës periudhë asaj të Mesjetës shqiptarë, dhe u ndërtua nga Skënderbeu bashkë me Kalanë. Por ndryshe nga kalaja, Kisha ka mundur të mbajë për vete disa nga fondet për restaurimin e objekteve të historisë.
Legjenda të lashtësisë, histori të mesjetës, plazhe të argjenda, gjelbërim i harlisur dhe gjithë kjo bujari lënë për menaxhim rastësisë së patrajnuar, drejtojnë lutjet nga erozioni detar që të ndalë sulmin e tij
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)