'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'

TIRANË - Analisti Mentor Kikia foli në Report Tv me lidhje Skype sa i përket zhvillimeve politike këtë fillim viti, i cili ka nisur me paraqitjen e Berishës dhe Metës në SPAK.

Dje lideri i PD-së shkoi bashkë me militantët në hyrje të prokurorisë në zbatim të masës detyrim paraqitje, ndërsa Meta u pyet sot nga prokurorët teksa shkoi përmes tunelit që lidh SPAK me burgun 313.

Kikia thotë për Nertil Agalliun në 'Sot Live në Shqipëri', se është në natyrën e Berishës, ta shndërrojë ambjentin para SPAK në një tribun politik, ashtu siç bëri me ballkonin e shtëpisë kur ishte në arrest shtëpie.

'Zoti Berisha është i lirë dhe hyrja në prokurori bëhet nga mjedise të hapura ku mbështetësit kanë mundësi ta shoqërojnë. Berisha siç duket do e shndërrojnë në rutinë tubimet dhe me vend konferencash. Ashtu siç shndërroi ballkonin në foltoren politike. Po e shndërron në aktivitet politik. Berisha nuk pyetet për çështje të caktuara. Dosja është në gjykatë. Paraqitet sa për të dëshmuar prezencën fizike dhe e shndërron në aktivitet politik. Meta është në kushte izolimi nuk ka kontakt me mjedisin e jashtëm dhe transferimi në prokurori bëhet me anë të një hyrje, tunel që lidh burgun me prokurorinë. Meqë po flisni për ndryshimin, besoj se ky është një ndryshim i madh. Është dhe një zgjedhje për të mos krijuar grumbullime të mbështetësve në momente kur shkon të merret në pyetje. Edhe mos prezenca fizike mund të mos i motivoj njerëzit.'

Për Kikian, Berisha bën autogol me gjuhën që përdor ndaj SPAK, duke qenë një institucion me pëlqyeshmëri të madhe nga qytetarët.

'Ka një marrëdhënie të panevojshme mes PD, Berishë dhe një pjesë të deputetëve pranë tij në raport me SPAK. Vërejtje mund të kemi të gjithë ne, ndaj SPAK, por në fund të etiketosh një strukturë shtetërore si organizatë kriminale është e panevojshme. Berisha ka gjithë hapësirën të denoncoj implikimin e kundërshtarëve ndaj PD, por gjuha e ashpër me prokurorinë, e dëmshme.'

Ai shton se Berisha duhej të kishte një gjuhë më të moderuar.

'Që të marrësh pushtetin duhet të grumbullosh votat. Të sulmosh SPAK kur ka kaq mbështetje nga qytetarët, është një autogol. Hedh një gur që të bie në kokë. Berisha duhet të moderonte gjuhën, por kur përballet me akuza udhëhiqet nga instikti i njeriut që do të hakërrehet ndaj SPAK. po i bën dëm PD, përtej bumerangut kjo lloj gjuhe e papranueshme për strukturat institucionale të partnerëve. Në asnjë vend të perëndimit nuk pranohet, e paimagjinueshme. Duhej të ishte më i përmbajtur Berisha. Gjuha po vjen duke u ashpërsuar. PD është një institucion. Është partie e madhe opozitare.'

Berisha dhe liderët e tjerë të partive politike në Shqipëri janë më tepër si CEO kompanie thotë Kikia që caktojnë dhe shkarkojnë deputetët apo anëtarët e partive.

'Në partitë politike shqiptare nuk ka demokraci. Ai që merr vendimin e listave është kryetari. Ka ndodhur që në 1992. Ka ndodhur me partitë e mëdha, do ndodhi me partitë e vogla. Kryetari më shumë është një CEO.'

Sa i përket votës së diasporës, Kikia thekson se ky është një proces i rëndësishëm dhe nuk duhet ta humbasë besimin që është krijuar.

'Po flasim për një votues të shpërndarë në katër anët e botës. Opozita shpreson të jetë votë pro saj. Thjesht dëshirë dhe nuk ka asnjë bazë studimore. Vota e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë nuk është thjesht e drejtë kushtetuese. Pres një pjesëmarrje në votime të pranueshme në shifra. Për shkak të interesit që pjesa e emigrantëve të vonë vazhdon të kenë marrëdhënie të ngushta me vendin e tyre. Vota e emigrantëve që testohet për herë të parë, të mos humb besimin. Nëse dështon procesin dëm i madh për demokracinë.'

Shpërndarjen politike të partive opozitare e shikon si problematike, pasi kështu janë të pafuqishme ndaj mazhorancës dhe rrezikon partitë e reja.

'Sot konfiguracioni opozitar më i shpërbërë. PD me grupimin klasik. Në skenë ka dalë një grup partish të reja që nuk kanë qenë pjesë e asnjë aleance. Ka ftesë brenda tyre për tu organizuar në një pol të tretë. Por secila kërkon të ruajë strukturën e vet. Ka mospërputhje filozofish. Nëse do bëheshin bashkë situata do bëhej më interesante. Nëse partitë e reja mbeten secila më vete, do jenë dy aktorë kryesor PS dhe PD me një grup aleatësh.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama: Pensionistët nuk kanë pse presin të mbarojmë zgjedhjet ne! Do e marrin bonusin që në shkurt

Rama: Pensionistët nuk kanë pse presin të mbarojmë zgjedhjet ne! Do e marrin bonusin që në shkurt