Jepet koncensioni për 35 vjet, 7 km pranë Kepit të Rodonit do të ndërtohet port turistik jahtesh

Jepet koncensioni për 35 vjet, 7 km pranë Kepit të Rodonit do të ndërtohet port turistik jahtesh

Kepi i Rodonit

TIRANE - Shtatë kilometra pranë Kepit të Rodonit, një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe për vlerat historike, do të jepet me koncesion për 35 vite, për ndërtimin e Portit të Jahteve, që do të pagëzohet "Marina Rodon" (jo ekzistues). Këtë të hënë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik u njoftua shpallja e fituesve, bashkimi i operatorëve “Praslin Investment” sh.p.k  dhe “R&T” sh.p.k, me aksionerë Roland Ziun dhe Renis Tershana.

Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP është 35 vjet, ndërsa dy operatorët e shpallur fitues, në një garë që nuk pati konkurrentë, janë angazhuar sipas dokumenteve që të investojnë 883 milionë lekë pa TVSH për këtë port.

Koncesioni parashikon ndërtimin, vënien në përdorim dhe menaxhimin e portit të Jahteve “Marina Rodon”, që do të shërbejë si port turistik, me vendndodhje në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit të Rodonit.

Në garë nuk kanë marrë pjesë kompani të tjera përveç bashkimit të këtyre dy kompanive, dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë ankesë.  Afati i negocimit të Kontratës do të jetë 60 ditë nga marrja e njoftimit të fituesit. Po ashtu kompanitë duhet të dorëzojnë një sërë dokumentesh pranë Ministrisë së Infrastrukturë (përfshirë dhe Sigurimin e Kontratës sipas formës së kërkuar në Dokumentet e Procedurës Konkurruese, në vlerën e 10% të Investimit (pa TVSH) si dhe të tarifës së garancisë për të vazhduar me procedurat)

Aktualisht janë aktive disa koncesione për porte Jahtesh ku një prej tyre në Shëngjin, një në kalanë e Turrës në zonën e Kavajës dhe një tjetër në zonën e Durrësit por asnjë prej tyre nuk është përfunduar.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boni: 21/10/2019 22:54

    Ore ku la gjiri i drinit cjane keto budalleqe

    Përgjigju
  • redi: 21/10/2019 16:14

    Dhe cfar ka mbetur pa dhene me koncension . Ne Shqiperi nderrojne partite ne qeverusje por skema eshte e njejte.Shqiperia kmandohet nga grupe interesi qe vetem per popullitn nuk kane interesihen

    Përgjigju
    • navy: 21/10/2019 18:27

      Për 23 vitet e fundit, nuk ka pasur një projekt të ri të vetëm turistik dhe, deri më tani, vetëm një leje e vetme portuale private ka qenë në veprim. Gjithçka tjetër ka të bëjë me 50 projekte mashtrimi nga kompani në det të hapur dhe klane kriminale që nuk morën miratimin, fluturojnë në portin e ri të peshkimit në Durrës, bandat e bandave janë okupuar me Sacro Corona Unita (deri në shtator 2017) me tolerancën e mafiozëve dhe partnerëve të Klement Balili: Edmond Panariti

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)