Këpucët më të veçanta në botë, ja
pse kushtojnë 25 mijë euro

Këpucët më të veçanta në botë, ja<br />pse kushtojnë 25 mijë euro
Artizani nga Torino, Antonio Vietri, ka nisur një biznes luksi, prodhon dhe shet këpucë të qendisura me fije ari 24 karatësh.
 
Linja për meshkuj ka filluar në 2016 pas një studimi prej 8 muajsh dhe synon shitjet në vendet e Gjirit shprehet artizani Italian.
 
“Këto janë këpucët e para në botë me flori 24 karatësh dhe veçantia e këtyre këpucëve është se floriri nuk është thjesht i vendosur, nuk është si një aksesor apo një kopës. Floriri është pjesë përbërëse e këpucës, ai është i qepur bashkë me lëkurën”, tregon Antonio Vietri.
 
Artizani nga veriu i Italisë tregon se, “vështirësia më e madhe ishte që të gjendej ekuilibri i saktë mes rezistencës së floririt dhe elasticitetit të këpucës sepse objektivi kryesor është që këpucët të jenë të rehatshme”.
 
“Nëse këpuca është shumë e lehtë, floriri këputet. Nëse këpuca është shumë e rëndë, ajo të vret”, tregon italiani që këtë vit ka nxjerrë në treg dhe linjën për femra të këpucëve prej floriri.
 
Çdo palë këpucë kanë 230 gram flori dhe janë unike pasi bëhen me porosi sipas këmbës pas skanimit nga një skaner 3D.
 
Këto këpucë kanë një çmim që varion nga 25 mijë euro për modelet e meshkujve dhe 30 mijë euro modelet për femra. Sipas dëshirave të klientëve mund të shtohen si aksesorë në këpucë edhe diamante ose perla.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit