VIDEO/ Pakistan, këputet kablloja! 6 fëmijë dhe 2 të rritur prej disa orësh të bllokuar në teleferik në 274 metra lartësi! Shpëtohen pas disa orësh

Ushtria pakistaneze ka shpëtuar tetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, të cilët kishin ngecur për rreth 15 orë në një teleferik të prishur qindra metra mbi një luginë të thellë të martën në veriperëndim të Pakistanit.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua prej disa orësh, në përpjekje për të nxjerrë nga teleferiku, i cili ka ngecur në ajër në një lartësi 274 metra mbi tokë.

Fëmijët po përdornin teleferikun për të shkuar në shkollë e cila ndodhej në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, kur një kabllo u shkëput në një rajon të largët malor.

“Një kabllo e teleferikut është shkëputur, brenda saj ka tetë personash kryesish nxënës shkolle", tha Abdul Basit Khan, një zyrtar i lartë për agjencinë lokale të shpëtimit.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive tha në një deklaratë se ushtrisë pakistaneze i ishte kërkuar të kryente një mision shpëtimi me helikopter.

Syed Hammad Haider, një zyrtar i lartë provincial i Khyber Pakhtunkhwa (KP), tha se teleferiku ishte varur rreth 1 mijë deri në 1,200 metra mbi tokë.

“Ne kemi kërkuar nga qeveria që të sigurojë një helikopter”, tha ai.

Kryeministri i përkohshëm i Pakistanit, Anwar-ul-Haq Kakar, ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të të gjithë teleferikëve që nuk kanë standardet e sigurisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Shpëtohen tetë personat që kishin ngecur në teleferik qindra metra mbi një luginë në Pakistan

1692737162_Screenshot11.jpg

Ushtria pakistaneze ka shpëtuar tetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, të cilët kishin ngecur për rreth 15 orë në një teleferik të prishur qindra metra mbi një luginë të thellë të martën në veriperëndim të Pakistanit.

Gjashtë fëmijët dhe dy të rriturit kishin ngecur herët në mëngjesin e 22 gushtit, kur njëra nga kabllot e teleferikut u këput derisa ata po kalonin përmbi një lugin në rrethinën Batahram, në provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Ora 16:39
Mbetën të bllokuar në teleferik për orë të tëra! Shpëtohen dy fëmijë në Pakistan, 6 të tjerë ende në rrezik

1692693582_pakistan.jpg

Dy fëmijë janë shpëtuar nga një grup prej gjashtë fëmijësh dhe dy të rriturish që kanë mbetur të bllokuar në një teleferik në Pakistan.

Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar disa orësh, në përpjekje për të nxjerrë nga teleferiku, i cili ka ngecur në ajër në një lartësi 274 metra mbi tokë.

Fëmijët po përdornin teleferikun për të shkuar në shkollë e cila ndodhej në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, kur një kabllo u shkëput në një rajon të largët malor.

Teleferiku përdoret si një mënyrë transporti nga miliona njerëz në mbarë botën çdo vit. Ata janë përgjithësisht të sigurt dhe incidentet janë shumë të rralla.

Ora 12:07
VIDEOLAJM/ U shkëput kablloja nga teleferiku në Pakistan! 6 fëmijë dhe 2 të rritur mbetën të bllokuar, dërgohet një helikopter për t’i shpëtuar

 

Sipas zyrtarëve, gjashtë fëmijë dhe dy të rritur kanë mbetur të bllokuar në një teleferik që varet 1200 metra mbi një rajon malor në veriperëndim të Pakistanit, ku së fundmi është dërguar edhe një helikopter për t'i shpëtuar.

Fëmijët po përdornin teleferikun për të shkuar në shkollë e cila ndodhej në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, kur një kabllo u shkëput në një rajon të largët malor.

Së fundmi, një prej personave të ngecur ka bërë një bisedë telefonike me një kanal televiziv në Pakistan.

"Për hir të Zotit na ndihmo", tha burri, i quajtur Gulfraz, për Geo News. 

Ai konfirmoi se ishin tetë persona në teleferik.

Ai tha se njëri nga studentët kishte humbur ndjenjat gjatë 3 orëve të fundit, duke shtuar se studentët në ishin të moshës nga 10-15 vjeç.

"Ata janë të tmerruar dhe po qajnë", tha Gulfaraz, duke u kërkuar autoriteteve të dërgojnë ndihmë të menjëhershme.

S.S/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Hamas pranoi marrëveshjen në Katar/ Ministri izraelit: Kemi vetëm një përgjigje, të pushtojmë Rafahun

Hamas pranoi marrëveshjen në Katar/ Ministri izraelit: Kemi vetëm një përgjigje, të pushtojmë Rafahun