Ajka është fëmija i parë i çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Që prej asaj kohe ata ndajnë shpesh momente me vogëlushen por pa i treguar fytyrën.
Madje dhe postimet e bëra në rrjetet sociale i shoqërojnë me dixhitura që zbulojnë nganjë situatë të re në familjen e tyre. Dhe kjo e fundit është mjaft komike. Me një foto që shikon gjithë inat, Xhensila ka treguar se ky vështrim i hidhet Besit kur tenton të zgjojë vajzën.
"Ai momenti kur vajza është në gjumë, edhe Besi rrëzon gjysmën e tenxhereve në kuzhinë", shkruan Xhensila në foton e fundit ku shfaqet me një shikim me nerva.

Përgjigja e Besit? "Po pra po, kur e zgjoj unë thuhet pse e zgjove, kur e zgjon ti vetë thua kishte orarin për t'u zgju ajo tani", i kthehet ai Xhensilës.
Komente

