Keqkuptimi Noli-Tuk Jakova në dritën 
e fakteve e dokumenteve të panjohura

Keqkuptimi Noli-Tuk Jakova në dritën <br />e fakteve e dokumenteve të panjohura
TIRANE- Shqipëria u la pa të drejtë jashtë takimeve për themelimin e OKB-së dhe pati shumë probleme në fillim me njohjen ndërkombëtare nga ana e shteteve të ndryshme. Nuk bëhej fjalë për njohjen e shtetit, pasi kjo ishte bërë me marrëveshje ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë, por njohje të qeverisë së krijuar pas çlirimit.

Shqipëria ishte në procesin e një beteje të vështirë për njohjen ndërkombëtare të regjimit të ri, ku padyshim njohja amerikane dhe britanike kishin rëndësi të mëdhe. Është e kuptueshme që aleatët anglo-amerikanë i vunë kushte qeverisë shqiptare: Qeveria amerikane kërkonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira; lejimin e përfaqësuesve të huaj si vëzhgues gjatë votimit; që gjyqet ndaj kriminelëve të luftës të mos kishin prapavijë politike; të bëhej pranimi nga qeveria shqiptare e marrëveshjeve që ishin nënshkruar para luftës.

Edhe qeveria britanike kërkonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe respektimin e standarteve demokratike gjatë zhvillimit të zgjedhjeve, pranimin e vëzhguesve të huaj në zgjedhje, etj.

Qeveritë e aleatëve të mëdhenj mendonin se njohja zyrtare e qeverisë shqiptare duhej bërë sa më shpejt që të ishte e mundur, si shprehje drejtësie ndaj popullit shqiptar që kishte vuajtur gjatë, ka luftuar shumë dhe  kishte duruar një status anormal për gjashtë vjet. Me 10 nëntor të vitit 1945, mbërriti në Tiranë nota e njohjes nga ana e Bashkimit Sovjetik.

Po atë ditë, kryetari i Misionit Anglez dhe nënkryetari i Misionit Amerikan bënë një vizitë kryeminsitrit Enver Hoxha për ta njoftuar se qeveria angleze dhe ajo amerikane kishin vendosur ta njihnin qeverinë shqiptare dhe se notat përkatëse do të vinin më vonë. Por kur ato mbërritën, u pa se ishte fjala për një njohje që kushtëzohej nga zhvillimi i lirë i zgjedhjeve të 2 dhjetorit të vitit 1945; nga konfirmimi i vlefshmërisë së traktateve në mes të SHBA-ve dhe Shqipërisë, të cilat qenë nënshkruar para 7 prillit të vitit 1939. Me Britaninë e Madhe marrëdhëniet u vështirësuan shumë sidomos pas incidentit të Korfuzit.

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç