Keqkuptimi për t'u bërë Mbinjeri...

Keqkuptimi për t'u bërë Mbinjeri...

Foto ilustruese

Kur Nice (Frederich Nietzsche), në të tijën "Kështu foli Zarathustra" (1881) shkroi: Zoti vdiq, të lindë Mbinjeriu, ose Përtejnjeriu (përplasjet e përkthyesve dhe të analistëve në tërë botën ishin se kush do ta përcaktonte më mirë konceptin), i dha një shanc shoqërisë njerëzore për t'u përmirësuar. Duke "vrarë" metaforikisht Zotin, atë që për shekuj mbante në dorë frymën shpirtëtore dhe materiale të njerëzimit, filozofi gjerman, përmes Zarathustrës, dëshiroi shumë që njeriu të lindtte Mbinjeriun. Nëse njerëzimi prej shekujsh ishte përqendruar jashtë vetes, në qiell, në Univers, në kërkim të Zotit mes yjeve, të Parajsës në qiell dhe në jetën e përtejme, filozofi gjerman, drejt fundit të shekullit të XIX, u përpoq të "detyronte" bashkëkohësit të shihnin brenda tyre. Aty, brenda vetes, mund të bënin Parajsën, Ferrin, të mirën e të keqen, të bukurën e të shëmtuarën.

Fjalët e Zarathustrës, para një turme në tregun e një qytetthi, pas zbritjes së tij pas një  jete eremiti 10 vjecare, ishin të parakohshme, mbeten nje keqkuptim. Turma nuk i kuptoi atëherë mesazhet, dhe të vështira mbeten ende sot. Dikush i keqinterpretoi duke ja ngjeshur Mbinjeriun e shejnjtë të filozofit gjerman, si frymëzues, të tmerrshmit Hitler. Kur Nice vrau "Zotin", mendoni c'mund t'i bënte një njeriu që ndjehej pa asnjë meritë "Zot", imagjinoni se si mund ta konsideronte egon e supersëmurë te një njeriu të tillë. Zarathustra dhe fjalët e tij nuk kanë asgjë të përbashkët me Mbinjeriun si një racë e zgjedhur apo superiore, e kundërta është e vërtetë. Përulësia ndaj njerëzores dhe të natyrshmes, janë në piedestal të Përtejnjeriut nicjan. "Kështu foli Zarathustra", mbetet akoma një libër për "Të gjithë e Asnjë", e megjithatë një sfidë njerëzore e përpjekje e vazhdueshme nga më të mirët, në kërkimin e rrugëtimin për t'u bërë Njeri, Supernjeri apo Përtejnjeri.

***

Sot në Shqipëri jemi akoma në udhëkryq se cfarë do të bëjmë me jetën tonë dhe me rrugëtimin fisnik për t'u bërë ndoshta jo Mbinjerëz, por të paktën Njerëzorë. Ende të plagosur nga plazmimi i sëmurë i një diktatori që s'u pa në asnjë nga vendet e ish-Bllokut Lindor, publikisht në media, a rrjete sociale shohim lehtësisht më të shëmtuarën anën tonë. E vëmë re vetë, por edhe na e thonë, mes nesh kemi një agresivitet të tepruar, një ashpërsi të ekzagjeruar komunikimi njerëzor. Hiperbolat janë fjalët tona, por edhe veprimet në atë drejtim fluturojnë. Ekstremistë në familje, në punë në shoqëri, elektrizojmë edhe fëmijët tanë: "Të jesh i pari, më i miri, më i mencuri. Ti nuk gabon". Perfekt është vetëm Zoti, ndaj Nice e "vrau" atë, për të bërë që njerëzit të kthejnë sytë te njerëzorja dhe njerëzorja edhe gabon.

***

Jemi larg nga shikimi brenda vetes dhe vlerësimi i asaj që natyra ka "fshehur" brenda nesh. Në vend që të jemi të ndjeshëm, jemi agresivë; sforcohemi të jemi "të fortë" e "të frikshëm", "te eger", sepse vetëm kështu shtypim dhe fitojmë. Brishtësia shihet si dobësi e mirësjellja mbetet akoma e mbyllur në ndonjë sëndyk, e pluhurosur nga të tjera instikte që nuk ka nderojnë. Nuk kemi pasur ndonjëherë Nice e Zarathustër, por nga tanët përherë na e kanë thënë se si të përmirësohemi e c'duhet të bëjmë. Për shëmbull shkrimtarët tanë më të mirë. Si Kadare i cili habitej: "... Përse me sy kaq të vegjël e shikoje vallë, Botën e madhe, o vendi im?", gjemon shkrimtari.

Ja poezia ndricuese e tij...

Bjeshkët e Nemuna shtrihen para meje të pafundme
Të zhveshura dhe askete, përthyhen, ulen, kulmohen


Si dallgë te ngurosura, që vërshuan nga një mankth bojëhiri
Më duket sikur midis tyre krisma po dëgjoj përmbi honet


Jo. Në ndërgjegjen time fishkëllejnë maliherët e moçëm
Plumbat nëpër kubetë e shekujve jehojnë në largësi


Mbi këtë zhveshje krenare njëmijë herë përmbys kam rënë
Dhe njëmijë herë nga vdekja jam ngritur përsëri.

Kusha të gurta
Dritare të vogla,
Frengji të ngushta
Sikur kanë picërruar sytë nga kjo hapësirë pambarim
Përse me sy kaq të vegjël e shikoje vallë,
Botën e madhe, o vendi im?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë