Keqpërdorime në emër të familjes së Adem Jasharit

Keqpërdorime në emër të familjes së Adem Jasharit
Privatizuesit e një toke në vlerë prej një milion e gjysmë thonë se kanë paguar 200 mijë euro ryshfet për blerjen e 91 hektarëve tokë. Këto para thonë se i kanë dhënë në emër të familjes së komandantit Adem Jashari, shkruajnë e përditshmja "Koha Ditore" dhe Zëri"

"Zëri" shkruan se ka dëshmitë e tre personave që thonë se këtë shumë parash ia kanë dhënë Hamdi Thaçit, kushëririt të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe një biznesmeni nga Drenasi, Bashkim Demaj.

Poashtu, “Koha Ditore” shkruan se ka një videoincizim që zgjat 5 minuta e 46 sekonda, të bërë me telefon në maj të vitit 2009 në banesën e Zelqif Brakës në Prishtinë, në të cilin shihen tre persona duke numëruar 130 mijë euro para të gatshme dhe se numërimin e tyre e bëjnë Bekim Krasniqi nga Malisheva, Shkëlzen Zariqi nga Prishtina dhe Islam Musliu nga Podujeva.

Në video shihen edhe Zelqif Braka nga Kaçaniku, i njohur si “Buqi”, si dhe vëllezërit Avdi e Veli Jakupi nga Suhareka, dhe familjarë të Zelqif Brakës, i cili prej kohësh ndodhet në burg.
Familja Jashari ka reaguar duke theksuar se këso rastesh të përfitimeve kanë ndodhur edhe gjatë luftës por edhe pas luftës dhe kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin masa ndëshkuese.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete