Keqpërdorime në HENDIKOS

Keqpërdorime në HENDIKOS
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit Shaqir Jakupi, ish kontabilist në OJQ “Hendikos”, për veprën penale përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës i pandehuri Jakupi, në periudhën kohore 6 janar 2011 – 6 janar 2012 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shumën e përgjithshme prej mw se 79 mijë euro. Këtë vepër penale i pandehuri e ka kryer duke i tërhequr në vazhdimësi paratë nga xhirollogaritë bankare të kësaj OJQ-je me anë të çeqeve të falsifikuara dhe tërheqjeve elektronike. 

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale, si dhe ta obligoj që ta kompensoj dëmin e shkaktuar.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore