Keqpërdorimi i futbollit në konfliktin mes Turqisë dhe kurdëve

Keqpërdorimi i futbollit në konfliktin mes Turqisë dhe kurdëve

Imituesit nuk kanë pritur shumë – as 48 orë nuk kanë kaluar nga përshëndetja ushtarake e përfaqësueve të Turqisë në ndeshjen kundër Shqipërisë, pas shënimit të një goli, kur futbollistët e kanë përdorur këtë përshëndetje në garat amatore në zonën e Rurit në Gjermani. Në ndeshjen mes Türkspor Herne dhe FC Castrop-Rauxel, ekipi nikoqir u radhit dhe ngriti dorën mbi ballë në shenjë përshëndetjeje ushtarake.

Euro 2020 Qualifikation | Frankreich vs Türkei: Türkische Spieler salutieren (picture-alliance/abaca/B. Loic)
Ngjashëm sikur në ndeshjen kundër Shqipërisë dhe pjesërisht kundër Francës, kur ekipi i Turqisë u solidarizua me ndërhyrjen ushtarake turke në veri të Sirisë. Ndeshja në Rur ishte tepër e tendosur, sepse pas disa vendimeve gjoja të gabuara të referit, lojtarët e sulmuan edhe fizikisht referin.

Gündogan dhe Can idolë të gabuar”

“Politika nuk ka çfarë të kërkojë në sport. Zhvillimet e tilla në sportin profesional japin një shembull të keq për amatorët”, thotë Riza Öztürk, i ngarkuari për integrim në shoqatën e futbollit dhe sportit në Vestfali. Ai kritikon përshëndetjen e lojtarëve turq dhe kërkon që politika të largohet nga sporti.

Öztürk ka edhe vet origjinë turke. Por e konsideron gabim fatal sjelljen e lojtarëve të kombëtares gjermane me origjinë turke, Ilkay Gündogan dhe Emre Can. Ata kanë bërë “like” përshëndetjen e lojtarëve turq në ndeshjen me Shqipërinë. Më pas e kanë tërhequr “like” nga fotografia dhe kanë kërkuar falje, me shpjegimin se kanë dashur të mbështesin vetëm një mik të tyre pas një goli të shënuar. Por kjo ka lënë pasoja tek të tjerët. Kjo sjellje stimulon të tjerët për t’i imituar lojtarët e mëdhenj, mendon Öztürk.

Mendime të ndryshme

Gjermanët e rinj me origjinë turke e kanë vështirë të pozicionohen. “Ne në Gjermani informohemi për gjendjen nga mediat. Shumë të rinj janë të keqinformuar dhe mund të manipulohen”, mendon Enis O. Ai kërkon që të mos përdorim emrin e tij të plotë, sepse mund të ketë keqkuptime dhe sulme nga të tjerët.

Enisi me origjinë kurde jeton në një lagje të Këlnit. Në stërvitje takon të rinj të tjerë nga shumë vende të botës. Mert U. (emri i ndryshuar) është me origjinë nga Turqia. “Politika në familjen tonë nuk luan ndonjë rol të madh. Ne diskutojmë për këtë dhe mendojmë se qeveria e tanishme nuk është fare e keqe,” thotë Mert. “Ushtarët po e mbrojnë vendin e tyre. Ata vetëm po bëjnë punën e tyre”. Ai mendon se përshëndetja ushtarake e lojtarëve nuk është gabim. “Ky është një gjest solidariteti. Ne në shtëpinë tonë jemi të befasuar me reagimet e gjermanëve.”

“Ne megjithatë jemi miq”

Enisi mendon se përshëndetja nuk ka fare vend në sport dhe paraqet “provokim”. Pavarësisht se nga kush vjen. Ai është kundër ndërhyrjes turke në veri të Sirisë dhe vrasjes atje të qindra fëmijëve, grave dhe civilëve. “Ne megjithatë jemi miq”, thotë ai. “Konflikti i tanishëm nuk do ta ndryshojë këtë.”

Por Enisi ka frikë se konflikti mes Turqisë dhe kurdëve mund të transferohet edhe në Gjermani, mes këtyre popujve. Atmosfera është mjaft e ndezur, thotë ai. Herne ishte vetëm një shembull, por në shumë klube të tjera amatore ka lojtarë me origjinë turke dhe kurde. Autoritetet thonë se do t’i dënojnë të gjithë ata që keqpërdorin sportin për qëllime politike. Ata kanë frikë nga përshkallëzimet, ndaj kanë vendosur të reagojnë menjëherë./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg