Bashkëshortja e një pacienti të shtruar në spital për probleme në veshka, ka keqtrajtuar kryeinfermieren e pavionit të Nefrologjisë. Lirika Toroveci, e ka qëlluar dhe kapur për flokësh kryeinfermieren Estola Muhollari, dhe se ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti por pak ditë më parë gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore shtetasen Lirika Toprovicën, duke e dënuar me 20 ditë burg.
Estola Muhollari,më datën 26 janar 2015, ishte në krye të detyrës, në pavionin e nefrologjise në dhomën nr. 10, ku kurohet shtetasi Vladimir Toroveci, i cili merr ndihmë mjekësore për një problem të veshkave dhe është bashkëshorti i shtetases Lirika Toroveci. Shtetasja Estola Muhollari, sipas një urdheri të brendshem, i ka kerkuar pacientit të kësaj dhome, që të largojë ushqimet që vijnë nga jashtë pasi janë të ndotura dhe komodinat janë të mbingarkuara.
Pasi është larguar nga kjo dhomë, më pas, shtetësja Estola Muhollari, ka shkuar tek dhoma nr. 7, dhe ndërkohë bashkeshortja e pacientit Vladimir Toroveci, e quajtur Lirika Toroveci, e ka fyer atë dhe e ka terhequr disa here për flokesh, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
E pyetur gjatë fazës së gjykimit e pandehura Lirika Toroveci, ka pranuar fajësinë duke treguar pendesë të thellë ndaj saj, por një veprim i tillë ka ndodhur pasi ajo kishte një gjendje të rënduar psikologjike, pasi bashkëshorti i saj kishte ditë që ishte i shtruar në spital dhe po mjekohej për këtë sëmundje të rëndë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com