TIRANË- Një 41-vjeçar është vënë në hetim nga policia e Tiranës pasi ka kryer veprime të turpshme me qenin e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Thoma Koxhaj’ në sheshpushimin e një pallati në Tiranë, ku 41-vjeçari A.K keqtrajton qenin.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në një sheshpushim pallati një shtetas kishte keqtrajtuar një kafshë (qen), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Në rrugën "Thoma Koxhaj", u kap në flagrancë direkt pas kryerjes së veprës penale dhe u shoqërua në komisariat shtetasi A. K., 41 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe u procedua në gjendje të lirë autori i dyshuar, për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshës", parashikuar nga neni 207/c i Kodit Penal.’- njofton policia.