Kërcen dhe këndon për t’i treguar familjes se është gjallë, ja si përdor ushtari ukrainas fuqinë e rrjeteve sociale edhe në mes të luftës

Rrjetet sociale janë kritikuar në disa raste, por fuqia që ato kanë kur përdoren në mënyrë pozitive është e madhe, madje edhe në mes luftës.

Një ushtar ukrainas, baba i tre fëmijëve përdor llogarinë e tij TikTok për t’i treguar vajzave dhe bashkëshortes së tij se është ende gjallë.

I veshur me uniformën ushtarake, ukrainasi kërcen për t’i përçuar një mesazh pozitiv familjes së tij, pavarësisht se bombardimet nuk janë ndaluar për asnjë minutë në qytetet ku forcat ruse kanë shkelur.

Ky është Anatoly, i cili përvesh kërcimeve dhe fjalimeve se është i shëndetshëm dhe mirë, argëtohet edhe me miqtë e tij përmes Tik Tok.

Ushtari është bërë shumë i njohur në rrjetet sociale, por ajo cka ka shqetësuar ndjekësit dhe familjen e tij është fakti që nuk ka postuar në Tik Tok prej 6 ditësh.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord