Nga lojërat deri të mësimi i trukeve të reja, kafshët arrijnë gjithmonë të shpërndajnë buzëqeshje në internet. Së fundmi një mace ka pushtuar zemrat e shikuesve në Indi dhe jo vetëm, teka shihet duke shijuar dhe kërcyer nën ritmet e muzikës.
Si një njeri kur dëgjon muzikën e tij të preferuar, me sy mbyllur, macja ka mbledhur mijëra shikues në videon e saj të veçantë.
Njerëzit në rrjetet sociale u “çmendën” pas saj, ndërsa pikëpyetja më e madhe është “Si mund një mace të shijojë muzikën në këtë mënyrë”?

Komente

