Belgisa 14 vjeç, kërcen, luan në piano dhe u falë shumë dashuri njerëzve që e rrethojnë. Në përditshmëri aktivitetet kanë ndikuar shumë mirë. 3 herë piano, 2 herë balet, 2 herë terapi.
Ka lindur me Sindromën Down, por angazhimi me aktivitete dhe me shkollën, e ka aftësuar për të jetuar normal. Por jo të mos paragjykohet.
“ Terapitë, pianot i kemi të gjitha kundrejt pagesës, ndërsa baletin na e ka dhënë zysha falas. Bullizimi dhe paragjykimi janë pjesë e përditshëmrisë. Dikush që nuk ka parë një fëmijë me Sindromë, thotë kjo qenka down dhe nga këtu nis. Më është mbyllur dera edhe në kurs shteti. Kur ofrohet për të gjithë falas, pse mos ta merrte dhe vajza ime.. Prindërit mos të përulen nga paragjykimet. Prindërit janë më shumë paragjykues.”, tha mamja e Belgisës.
Kur lindi Belgisa, nëna e saj provoi momente shumë të vështira. Ishin mjekët të cilët e bënë që ajo të përjetonte atë moment.
“Kanë qenë momente shumë të vështira. Jo se pse na lindi një fëmijë me Sindromë, por impakti i keq që kam marrë nga mjekët. Miti ishte se Sindromë vdesin shpejt, nuk ecin, nuk ken ipse e merrni. Belgisa ka fat se ka dhe motrat më të mëdhaja. Ka lodhjen e vet dhe fundja është një fëmijë”, regoi mamaja e Belgisës.
Enkeleda thotë se për Blegisën merr nga shteti vetëm 10 mijë lekë në formën e një kempi, i pa mjaftueshëm për shpenzimet dhe gjithçka e mbulon me rrogat.
“Një orë terapie është 1500 lekë. Plus Piano. 20 mijë lekë i do pa llogaritur gjërat e tjera. Pa llogaritur anën shëndetësore. Belgisa është në klasë të shtatë, tek shkolla “Naim Frashëri”. Sjhokët e klasës e ndihmojnë shumë”, tha mamaja e Belgisës.
Në ditën Botërore të Sindromës Down, nëna e Belgisës thotë se gjërat kanë ndryshuar, por ende ka shumë punë.
/G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita Botërore e Sindromës Down, të ftuarat në 'Përballje' bën thirrje për sensibilizim dhe më shumë mbështetje për familjet
21 Mars, 14:35
-
Dosjet stok, Shërbimi Social shkel afatet e KEMP-it! 3 mijë persona me aftësi të kufizuara në pritje të rivlerësimit
14 Mars, 15:36
-
Studenti i parë me sindromën down në vend, Gersi në podcastin e Ramës: Jam kampion noti sepse bëra shumë stërvitje dhe s’u dorëzova kurrë
14 Tetor 2023, 08:07
-
Gersi bën historinë, studenti i parë me sindromën down në vend! Universiteti i Sporteve program të posaçëm për të, 23-vjeçari: Të drejtat i duam me doemos
11 Tetor 2023, 15:47
-
Jo bullizimit! Krijohet Barbie e parë me sindromën Down
26 Prill 2023, 16:30
-
Dita botërore e Sindromës Down, sfidë punësimi i tyre, personat me aftësi të kufizuar duan parti! Refuzohen nga KQZ
21 Mars 2023, 19:48
-
VIDEO/ Dita Botërore e Sindromës Down/ Banorët surprizohen nga ardhja e fëmijëve në shtëpi
21 Mars 2023, 12:24
-
Sot Dita Botërore e Sindromës Down, ministrja Kushi: Duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri, këta fëmijë kanë nevojë për më shumë mbështetje
21 Mars 2023, 11:49
-
Ministria u merr 16 mijë lekë në muaj, invalidët në Elbasan do u rikthehen grevës të urisë: S’mbijetojmë dot! Punonjësit socialë u tallën me ne
23 Dhjetor 2022, 14:17
-
Ministria u merr 16 mijë lekë në muaj, invalidët në protestë: Na hoqën paketën e higjienës, futemi në grevë nëse s’e rikthejnë
14 Dhjetor 2022, 12:30
-
Gersi Troka, djali me sindromën down renditet në dhjetëshen si notari më i mirë në botë
9 Nëntor 2022, 11:45
-
Për herë të parë në Shqipëri, Samiti Rajonal për të rinjtë me dhe pa aftësi të kufizuar të apasionuar pas sportit
9 Tetor 2022, 15:28
Këtë 10 mijë lekëshin e KEMP e merrnin edhe fëmijët me diabet por tani nuk e përfitojnë nëse nuk nuk kanë dëmtime të organeve!! Dmth më mirë t'a sëmurin një herë se sa të kontribuojnë që të mos sëmuret!
Përgjigju