Dosjet stok, Shërbimi Social shkel afatet e KEMP-it! 3 mijë persona me aftësi të kufizuara në pritje të rivlerësimit

Sidorela Sulaj 22 vjeç nga Çorovoda e diagnostikuar prej vitit 2018 me prapambetje mendore, dikur merrte KEMP 12 mijë lekë në muaj, por prej fund shtatorit të vitit 2023, merr gjysmën e vlerës 6 mijë lek në muaj për shkak se komisioni në rivlerësim ka gjykuar se vajza ka përmirësim.

I ati, Ymer Sulaj e kundërshtoi këtë vendim duke kërkuar pagesë të plotë invaliditeti për të bijën, por prej afro 6 muajsh pret që Shërbimi Social Shtetëror të shqyrtojë ankimimin dhe të marrë vendim. 

Si rasti “Sulaj” janë 3 000 persona me aftësi të kufizuara në mbarë vendin që presin rivlerësim.

“Në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror janë depozituar rreth 3 mijë ankesa që i përkasin gjithë qarqeve, sepse sistemi bio-psiko-social përfshinë gjithë Shqipërinë”, thotë Adela Hoxha, përgjegjëse e KEMP-it Tiranë.

Përgjegjësja e KEMP-it për Tiranën, Adela Hoxha, thotë se rivlerësimi zgjat deri në 2 muaj, por rasti Sulaj në fakt, është dëshmi se qytetarëve që kanë bërë ankimim presin deri në 6 muaj.

“Rivlerësimi zgjat deri në 2 muaj”.

Në rast se ankimet pranohen dhe vendimet e Komisionit të Vlerësimit Bio-Psikosocial, rrëzohen, qytetarërëve u jepet pagesa e plotë për gjithë muajt e pritjes.

“Procedura e rivlerësimit bëhet në bazë të legjislacionit në fuqi, por ajo çfarë është e rëndësishme është që pacienti e merr të gjithë pagesën në rast se del përfitues i një niveli më të lartë”, vijon Hoxha.

Deri në tetor të vitit 2022 në skemë rezultonin 70 mijë e 500 persona me aftësi të kufizuara, ndërsa sot kjo shifër është rritur.

“Rreth 72 mijë persona përfitojnë paketën e personave me Aftësi të Kufizuar. Diagnozat e shëndetit mendor përbëjnë një numër shumë të madh të përfituesve, dhe çdo ditë rriten edhe më shumë. Nga ana tjetër tek fëmijët kemi pasur një rritje të rasteve me çregullime të spektrit të autizmit”, tha Hoxha.

Personat me aftësi të kufizuar shpesh kanë ngritur shqetësim pagesën e ulët të kujdestarëve, 10 mijë lekë për ata me kohë të pjesshme dhe 15 mijë lekë për kujdestarët që punojnë me kohë të plotë. Gjithashtu ka mjaft raste kur familjarët nuk marrin përsipër kujdestarinë, apo personi me aftësi të kufizuar nuk ka të afërm. Në këtë rast hyn në lojë pushteti vendor për tu kujdesur bashkia. Pagesa që përfitojnë personat me aftësi të kufizuara varion nga 7 mijë deri në 15 mijë lekë në varësi të problematikës dhe diagnozës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik