Kërcënimet e Serbisë, paralajmëron Thaçi: Do ju përgjigjemi me pushkë!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në manifestimin e përditshmë “Ditët e Shqipes”, i cili mbahet për nder të përvjetorit të Betejës së Koshares, ka deklaruar se Kosova e ka fituar pavarësinë e saj falë rënies dhe gjakut të dëshmorëve.

Gjithashtu në këtë manifestim, Presidenti Thaçi ka folur edhe në lidhje me kërcënimet, që sipas tij, vijnë nga Serbia, duke deklaruar se populli i kosovës do t’i përgjigjej me pushkë.

“Këtyre kërcënimeve do t’u përgjigjemi ashtu si ju janë përgjigjur 19 vite më parë luftëtarët e lirisë, me pushkë”, është shprehur Thaçi duke shtuar se ishte sakrifica e dëshmorëve ajo që ishte shtysë për kosovën dhe rrugën e saj drejt BE-së.

Kjo deklaratë e Thaçit vjen në një moment ku tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur, që pas arrestimit të Shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Pas arrestimit të Gjuric mediat e kosovës kanë deklaruar se avionë ushtarak të serbisë kanë fluturuar në kufi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion