1767456171_KeirSteimer.jpg

Kryeministri britanik, Keir Starmer deklaroi se nuk do të tërheqë mbështetjen e tij për Groenlandën, pavarësisht kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump për vendosje të tarifave doganore.

Starmer u shpreh se kërcënimet për të vendosur tarifa doganore janë krejtësisht të gabuara.

“Kërcënimet për tarifa doganore, për të ushtruar presion mbi aleatët janë krejtësisht të gabuara. Unë nuk do të tërhiqem, Britania nuk do të tërhiqet nga parimet dhe vlerat tona në lidhje me të ardhmen e Groenlandës”, theksoi kryeministri.

Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe se e kishte bërë të qartë qëndrimin e tij lidhur me çështjen e  Groenlandës.

"E para nga këto është se e ardhmja e Groenlandës është vetëm për popullin e Groenlandës dhe Mbretërinë e Danimarkës", shtoi Starmer.


Lajmi kryesor:

Avioni ‘Air Force One’ ulet në aeroportin e Cyrih, Trump pjesë e Forumit Ekonomik në Davos! Presidenti amerikan: Groenlanda? Zgjidhje e mundshme me Evropën