Kërcënimi me armë i gazetarëve në Nikël të Krujës, Begaj: Nuk duhet të tolerohet në shoqëri demokratike! Organet ligjzbatuese të ndjekin këtë rast dhune

Kërcënimi me armë i gazetarëve në Nikël të Krujës, Begaj: Nuk duhet të tolerohet në shoqëri demokratike! Organet ligjzbatuese të ndjekin këtë rast dhune

Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për kërcënimin me armë ndaj gazetarëve të një emisioni investigativ në fshatin Nikël të Krujës duke thënë se organet ligjzbatuese duhet të ndjekin këtë rast sulmi të fjalës së lirë. Në një postim në Facebook, Begaj thotë se sulmi ndaj gazetarëve nuk duhet të tolerohet në një shoqëri demokratike. 

“Mësova me keqardhje për kërcënimin me armë, ndalimin dhe dhunimin e ushtruar ndaj grupit të xhirimit të emisionit “Fiks Fare”, gjatë kryerjes së misionit të tyre hulumtues e denoncues në fshatin Nikël të Krujës. Shpreh indinjatën mbi këtë akt të rëndë të dhunimit të punonjësve të medias, si dhe mbështes emisionin “Fiks Fare” në misionin, guximin dhe profesionalizmin që ka treguar në denoncimin publik të fenomeneve korruptive dhe dukurive që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.

Inkurajoj organet ligjzbatuese ta ndjekin me përgjegjshmëri të lartë këtë rast flagrant të dhunimit të fjalës së lirë. Kërcënimi i jetës së gazetarëve në ushtrimin e detyrës nuk duhet të tolerohet në një shoqëri demokratike!” – shkroi Begaj.

Një ditë më parë, grupi i xhirimit të emisitonit ‘Fiks Fare’ gjatë filmimeve për gërryerjet e paligjshme në lumin Zezë në Nikël të Krujësjanë përballur me persona me armë të cilët qëllonin drejt dronit. Ata shfaqeshin duke drejtuar armët qëndronin vetëm pak metra larg grupit të xhirimit,të pozicionuar në një vend që mezi dalloheshin.

Ndërsa gazetarët xhironin kamionët me inerte që dilnin nga lumi dhe prisnin ardhjen e policisë pas telefonatës që kishin bërë me Shefin e Komisariatit të Policisë Krujë, drejt gazetarëve shkuan dy personat e parë të cilët urdhëruan gazetarët të ikin nga aty, me pretendimin se lumi është i tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:30
Dhuna ndaj gazetarëve, Blushi: Fajtor është Edi Rama dhe regjimi i tij mafioz! Heshtja e qeverisë tregojn se janë frymëzuesit e sulmit

1675778340_finalprojekt.00512616.Still014.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar për dhunën ndaj gazetarëve duke fajësuar edhe në këtë rast kryeministrin Edi Rama. Sipas Blushit,  dhuna ndaj gazetarit të Report Tv Elvis Hila dhe atyre të “Fiks Fare” ndodh në regjimin e Edi Ramës pasi fjala e lirë është më e rrezikuar se kurrë.

Në një deklaratë për mediat, Blushi thotë se heshtja e qeverisë tregon se janë braktisur gazetarët që përballen me dhunë.

“Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe ngjarjet shumë të rënda kriminale të dhunimit, kërcënimit e goditjes me armë zjarri, si dhe të pengmarrjes të gazetarëve kurajozë të emisionit investigativ “Fiks Fare” në Krujë, si edhe rrahjen barbare të qendër të Lezhës të gazetarit njohur Elvis Hila nga persona të pamaskuar dhe të pamëshirshëm që nuk kursyen sulmin fizik as ndaj bashkëshortes së tij, e pranishme në vendngjarje.

Këto sulme të dënueshme ndaj fjalës së lirë janë vijim i revanshit të rrugaçërisë, dhunës, presionit, shantazhit dhe bullizmit konstant, që prej vitesh ushtrohet ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura në vend nga Edi Rama. Heshtja e Qeverisë, e Policisë së Shtetit dhe e institucioneve ligjzbatuese të kapura nga “Rilindja”, që i braktisën pa mbrojtje gazetarët për minuta të tëra në duart e krimit në Krujë dhe Lezhë, faktojnë se janë pikërisht ata frymëzuesit e dhunës ndaj medias. Në këtë regjim mafioz dhuna fizike dhe çnjerëzore, kërcënimet, shantazhet dhe presionet ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura janë kthyer në model”, tha Blushi.

Blushi nuk kurseu gjuhën e ashpër ndaj qeverisë duke thënë se Shqipëria shënon përkeqësim në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, për shkak të situatës dhe kërcënimet e vazhdueshme.

“Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi do të mbahen mend për rekordet më të zeza të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, edhe më shumë se në zonat e konflikteve të armatosura, ku reporterët merren peng dhe kërcënohen në mes të ditës në zemër të qyteteve të Shqipërisë dhe askush nuk i mbron, por as thotë edhe një fjalë për dënimin e autorëve.

Nuk është rastësi që vit pas viti Shqipëria shënon përkeqësim në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, si pasojë e situatës së përkeqësuar nga kërcënimet e pavarësisë editoriale, cenimin e integritetit fizik të gazetarëve nga krimi i organizuar dhe dështimin e shtetit shqiptar për t’i mbrojtur gazetarët edhe nga dhuna e pajustifikuar policore.

Duke theksuar se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike, si edhe të llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike, u bëjmë thirrje shoqatave të gazetarëve brenda e jashtë vendit të ngrihen në këmbë dhe të reagojnë fuqimisht ndaj këtyre akteve të barbarisë ndaj gazetarëve shqiptarë”, tha Blushi.

Blushi theksoi se pa gazetarë të lirë nuk ka demokraci, ndaj bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen në protestën e 11 shkurtit në mbrojtje të fjalës së lirë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin