Kërcënohet familja e Hashim Thaçit, ndalohet agresori

Kërcënohet familja e Hashim Thaçit, ndalohet agresori

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Kosovë- Një person nga fshati Jabllanicë i Klinës është arrestuar para dy ditësh pasi ka kërcënuar familjen e presidentit Hashim Thaçi.

Sipas mediave kosovare, i ndaluari ka shkuar në shtëpinë e familjes Thaçi ku edhe ka kërcënuar të pranishmit.

Arsyeja e kërcënimit është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është shprehur se është duke e hetuar rastin dhe se personi është ndalur dhe ndodhet në paraburgim.

Ajo që vlen për t’u përmendur është se presidenti i vendit nuk ka kompentencë për ndarjen e subvencioneve në bujqësi.

Ky është rasti i dytë i kërcënimit të një zyrtari të lartë në Kosovë, pas kërcënimeve të fundit që ka marrë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!