Kërcënohet me jetë familja e Hashim Thaçit, ndalohet agresori

Kërcënohet me jetë familja e Hashim Thaçit, ndalohet agresori

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Kosovë- Një person nga fshati Jabllanicë i Klinës është arrestuar para dy ditësh pasi ka kërcënuar familjen e presidentit Hashim Thaçi.

Sipas mediave kosovare, i ndaluari ka shkuar në shtëpinë e familjes Thaçi ku edhe ka kërcënuar të pranishmit.

Arsyeja e kërcënimit është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është shprehur se është duke e hetuar rastin dhe se personi është ndaluar dhe ndodhet në paraburgim.

Ajo që vlen për t’u përmendur është se presidenti i vendit nuk ka kompentencë për ndarjen e subvencioneve në bujqësi.

Ky është rasti i dytë i kërcënimit të një zyrtari të lartë në Kosovë, pas kërcënimeve të fundit që ka marrë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 13/08/2018 09:21

    ARMIQET,TITISTE SERBOMALAZIAS,ATA QE DERI DJE,GJYSH E BABALLARE I KISHIN SHERBETORET BESNIK TE OKUPATORIN SERBOQETNIK, ATA QE DERI DJE SI USHUJZAT PININ DJERESEN DHE GJAKUN E KETIJ POPULLI,ATA QE DERI DJE DUKE SHERBYER OKUPUESIN,NDIQNIN,VRISNIN E BURGOSNIN SHQIPTARET QE NUK PAJTOHESHIN ME PADRONET E TYRE SERBE.sOT KRITOKOJNE,SEPSE MARRIN RECETA NGA BEOGRADI,KU EDHE PROMOVOJNE "VEPRAT" E POROSITURA NGA ATA,SOT ORGANIZOJNE TE KUNDERSHTOJNE TE SHKRUAJNE,TE SHAJNE E OFENDOJNE CDO VLERE MATERIALE E SHPIRTERORE SHQIPTARE,sOT ATA,SHEBETORET E DIKURSHEM SERB,SHERBYESIT E NENTOKES SE TASHEME TE POLITIKES SERBE MARRIN SHTYTJE DHE GUXIM SEPSE GARATOHEN PER SIGURI QE TE SHAJNE,TE KERCENOJNE E TE VRASIN BILE, VEPRIMATRET ATDHETAR,QE LUFTAN DHE CLIRUAN, DUKE SHPETUAR NGA FANITIJA KETE HAPESIRE KOMBETARE SHQIPTARE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë