Kërcënohet gjyqtari i Dritan
Dajtit: Tërhiqu sa s'është vonë

Kërcënohet gjyqtari i Dritan<br />Dajtit: Tërhiqu sa s'është vonë
TIRANE- Gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda i cili ka gjykuar një sërë çështjesh të bujshme, dhe tashmë është pjesë e e trupit gjykues në procesin "Dritan Dajti" ka marrë një letër kërcënimi ku i kërkohet të tërhiqet sa nuk është vonë.

Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se më 9 shtator letra është hedhur poshtë derës së apartamentit të gjyqtarit Ardit Mustafaj. Letra është hedhur pikërisht, në të njëjtën ditë, kur një vit më parë, (9 shtator 2011) u ekzekutua gjyqtari i Gjykatës së Vlorës Skerdilajd Konomi.

Në të ishte shkruar "... Tërhiqu nga çështja sa nuk është vonë, mos u bëj palë me të tjerët por tërhiqu..." . Ky tekst ka bërë që Ardit Mustafaraj, të njoftojë të gjitha institucionet kompetente. Menjëherë më pas strukturat shtetërore dhe forcat e sigurisë kanë miratuar në mënyrë urgjente nëpërmjet komisionit të posaçem për mbrojtjen e gjyqtarëve, mbrojtjen e veçantë me forcat e njësisë "Brisku" për gjyqtarin Ardit Mustafaj dhe familjen e tij.

Burime pranë këtij komisioni dhe prokurorisë, kanë treguar se prej katër ditësh e gjithë familja e tij është vënë në mbrojtje të posaçme.

Drinta Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve më 7 gusht 2009, në zonën e plazhit në Durrës. Gjatë operacionit për arrestimin e shumë të kërkuarit Dritan Dajti u vranë katër policë. Dajti akuzohet se vrau efektivët, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, shokun e tij Ledjon Mara, si dhe plagosi një kalimtar me inicialet F.SH. Në gjykim janë Dritan Dajti, kunatit tij, Erges Xhoxhit dhe ish-oficerit të Policisë e Durrësit, Mariglen Muça
(sg/eq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike