Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor ka miratuar shtimin e masave të sigurisë fizike për gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, pasi dyshohet se ajo është kërcënuar. Ende nuk është bërë i qartë lloji i kërcënimit, arsyeja apo burimi i tij, por mësohet se kërkesa për shtim të mbrojtjes është miratuar nga komisioni pak ditë më parë.

Gjyqtarja e hetimeve paraprake për dosjen “Partizani” ka qenë në qendër të akuzave, kryesisht nga Sali Berisha dhe avokatët e tij. Mbrojtja e Berishës ka depozituar edhe një kallëzim në SPAK ndaj Gjokës, duke e akuzuar se kishte fshehur një dënim në Greqi. Për këtë çështje, SPAK ka kërkuar pushimin në gjykatë.

Gjoka ka pasur edhe më herët masa mbrojtjeje, jo vetëm për shkak të detyrës si zv/kryetare e Gjykatës së Posaçme, por edhe për rolin e saj si relatore në çështje të rëndësishme dhe me interes të lartë publik, mes tyre edhe dosja “Partizani”.

Lajmi në përditësim...