"Tani është radha juaj". Ky është kërcënimi që ka marrë një tjetër revistë satirike franceze, pas sulmit terrorist në “Charlie Hebdo”, që përfundoi me 12 të vdekur. Le Canard Enchainé, revista satirike javore sipas autoriteteve ka marrë këtë mesazh kërcënuas, e ndërsa prokurori ka hapur një hetim dhe ka rritur sigurinë pranë redaksisë së revistës.
Revista javore, e cila këtë vit shënon një shekull që nga dita e parë që ka dalë në dritë, specifikon se ka marrë një mesazh që e ka zbulur në një shkrim të shkurtër duke treguar se, autorët e kërcënimeve ndaj redaktorëve të Canard premtojnë se do t’i vrasin me sëpatë.
Ndërkohë Europol thotë se pesë mijë evropianë luftojnë në vendet e Lindjes së Mesme. Rob Wainwright, drejtor i Europol, duke folur para një komisioni të Parlamentit britanik, paralajmëroi se nëse këta persona kthehen në vendet e tyre rreziku për sulme terrosite është i madh. Sipas Wainwright, Evropa po përballet me kërcënim më serioz terrorist që nga 11 shtatori.
"Është e qartë kemi të bëjmë me një grup të madh të njerëzish, kryesisht të rinj, të cilët mund të kthehen në shtëpi dhe kanë potencial apo vullnetin si dhe aftësinë për të kryer sulme terroriste si ato që kemi parë në Paris javën e kaluar," tha edhe drejtori i Europolit. Organizata e tij ka mbledhur tashmë emrat e 2500 xhihadistëve europianë të dyshuar.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Pas Charlie, tani është radha juaj"">