“Luanët Maqedonas” kërcënojnë me jetë politikanin e njohur shqiptar, Ziadin Sela

“Luanët Maqedonas” kërcënojnë me jetë politikanin e njohur shqiptar, Ziadin Sela

Ziadin Sela

Pas ngjarjes së shkurtit të këtij viti ku u kërcenua se do merrte një plumb ballit, një kërcënim i është bërë kreut të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela.

Kjo ka ndodhur vetëm pak orë pas deklarimit të tij dje se përpara ndryshimeve kushtetuese, duhet bërë një marrëveshje përfundimtare mes maqedonasve dhe shqiptarëve në mënyrë që njëherë e përgjithmonë t’u jepet fund konflikteve të brendshme midis qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.

Në një postim të grupit të deklaruar si “Luanët Maqedonas”, në mënyrë të hapur shprehet mllefi i tyre ndaj kërkesës së Ziadin Selës, duke deklaruar se gjatë 27 prillit të përgjakshëm, ai ka kaluar shumë lehtë dhe se është dashur “Kire­ja të ja këpusë kokën.”

Nga ASH, siç raporton agjencia e lajmeve INA, thonë se me këtë deklaratë, përveç që publikisht shprehet mllefi ndaj kërkesës natyrale të kryetarit të Aleancës, Ziadin Selës, publikisht pranohet se Kire Georgievski, i cili u fotografua duke qarë gjatë gjykimit të 27 prillit dhe në të cilën mbrohej se ka ndihmuar Ziadin Selën, e ka kryer pikërisht atë për të cilën edhe është dënuar.

“Si duket Ziadin Sela vazhdon të jetë target i huliganëve maqedonas, të cilëve nuk u pëlqen deklarimi i Ziadin Selës pro NATO­s dhe EU­së, por me ndryshime kushtetuese në të cilën shqiptarët do të jenë përfundimisht të barabartë me maqedonasit.”, janë komentet dhe kundërpërgjigjet e lexuesve shqiptarë në rrjetet sociale, duke komentuar këto kërcënime.

Po ashtu bëhet thirrje që organet e rendit menjëherë të ndërmarrin masa për zbulimin e autorve të këtij grupi që kërcënon me jete dhe nxit urrjetje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja