42-vjeçarja shqiptare që hyri në shkollën në Volos ku kërcënoi me thikë nxënësit është lënë e lirë mbrëmjen e së premtes.
Gruaja shqiptare, nënë e dy fëmijëve, e divorcuar, është vizituar nga mjekët e Klinikës Psikiatrike të Spitalit të Përgjithshëm të Volos dhe është vendosur që nuk ka nevojë për izolim në Klinikë.
Pas kësaj, ajo është liruar me urdhër të prokurorit. Ndaj saj, nga ana e Drejtorisë së Policisë së Volosit është ngritur akuza për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.
Dosja do t'i kalojë Prokurorisë së Volosit dhe çështja do t'i kalojë Gjykatës së Drejtësisë.
Sipas mediave greke mësohet se 42-vjeçarja pretendon se ka pasur një thikë mbi vete për arsye vetëmbrojtjeje.
Ajo thotë se është tallur nga një grup studentësh këtë mëngjes teksa po kalonte pranë shkollës për të shkuar në punë.
42-vjeçarja thotë se kjo ka ndodhur edhe më parë, si me të ashtu edhe me djalin e saj. Episodi u përsërit në mesditë kur ajo po kthehej në shtëpi dhe më pas ajo hyri në shkollë për të marrë informacion për nxënësit dhe për të ngritur padi ndaj tyre. Ngaqë kishte frikë, kishte marrë me vete një thikë kuzhine nga një shtëpi ku punonte më herët.
Lajmi kryesor:
42-vjeçarja shqiptare hyn në një shkollë në Greqi dhe tmerron nxënësit: Do t’ju ha, do t’ju rrah!
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1563
Lajme të tjera
-
Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)
26 Prill, 13:34
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)
24 Prill, 13:15
-
FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin
24 Prill, 12:18
-
Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar
23 Prill, 22:12
-
'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë
23 Prill, 12:16
-
Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë
22 Prill, 21:07
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin
22 Prill, 10:43
-
Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu
20 Prill, 16:52
-
Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës
20 Prill, 12:30
-
Kandidatura e Belerit, si mund të zgjidhet eurodeputet i Greqisë nga burgu në Shqipëri! I duhen 200 mijë vota! Mediat greke: ‘Karrem’ për nacionalistët
18 Prill, 12:31