Dy sondazhet e publikuar vetëm dy ditë para zgjedhjeve që do të zhvilloje të dielën për parlamentin europian, nxjerrin fituese opozitarët konservatorë fitues përballë koalicionit qeveritar.

Dy sondazhet e fundit të Marc për ANT1 dhe MRB për Star, opozita Demokracia e Re merr rreth 29.4 për qind të votave për Parlamentin Europian të dielën, kurse SYRIZA e drejtuar nga kryeministri grek Alexis Tsipras, 22.4 për qind.

Lëvizja për ndryshim në qendrën e majtë (KINAL) është renditur në vendin e tretë me  me 6.6 për qind, e ndjekur nga Agimi i Artë neo-nazist me 5.4 dhe Partia Komuniste Greke (KKE) me 4.8 për qind.

Kryetari i partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis që kryeson ka deklaruar se do të vendosë veton për Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt Integrimit europian. Ai tha se nese Shqiperia nuk do te respektoje te drejtat e minoritetit, ta harrojë kursin e saj europian.

Renditja e Partive sipas sondazheve të publikuara 

Demokracia e Re:  28.8 - 34.6%

SYRIZA: 28.8 - 34.6 %

KINAL 6 - 9.2 %

Agmi i Artë: 5.2 - 8.2 %

KKE: 5.1 - 8.2

Lumi: 2.4

Zgjidhja Greke: 1,9

MER25: 1,8

Ekologët Gjelbër: 1.7

Grekët e pavarur: 1.4

ANTARSA: 1.4

Liria e lirisë: 1.1

Pala tjetër: 5.5%