Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi ka kërcënuar dhe shantazhuar gruan e tij. Policia thotë se ka marrë njoftim se në lagjen nr.6 Laç, Kurbin shtetasi A.O., ka kërcënuar se do të vriste bashkëshorten e tij shtetasen D.O., dhe që dyshohej se mbante armë në banesë.
Si rezultat i ndërhyrjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.O.,43 vjeç, banues në Laç, Kurbin. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.
Matrerialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale" Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit" , "Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive" dhe "Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike ".