Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj anëtarëve të partisë radikale serbe, Vjerica Radeta dhe Petar Joiq, të dy ish deputetë në Kuvendin e Serbisë. Departamenti Amerikan i Shtetit e bëri me dije lajmin gjatë ditës së sotme.

“Radeta dhe Jojiq, derisa ishin deputetë të Parlamentit të Serbisë, korruptuan dhe frikësuan dëshmitarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), në mënyrë që ata të mos paraqisnin provat inkriminuese kundër liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili më pas u dënua për krime lufte”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Ned Price.

Sjellja e Radetës dhe Joiqit pengoi procesin gjyqësor dhe për këtë arsye Tribunali i Hagës lëshoi fletëarrest për ta, që nuk u pranua nga gjykata e Beogradit në 2016-tën.

Sanksionet e vlejnë edhe për djalin e rritur të Petar Joiqit. Mediat serbe shkruajnë se ende nuk ka asnjë provë mbi këto deklarata të bëra nga Ned Price.