Dy drejtuesit e Juventusit, drejtori ekzekutiv Damien Comolli si dhe Giorgio Chiellini, janë dënuar me përjashtim nga aktiviteti për shkak të reagimit agresiv ndaj arbitrit La Penna në pushim të ndeshjes Inter-Juve.
Gjykata sportive thotë se Comolli është treguar agresiv dhe kërcënues, duke kërkuar kontakt fizik me arbitrin, i cili akordoi kartonin e dytë të verdhë Kalulu-s, duke lënë padrejtësisht Juventusin me 10 lojtarë në derbi. Për këtë arsye ai nuk do lejohet në aktivitet futbollistike deri më 31 mars, ndërsa ka marrë edhe 15 mijë euro gjobë.
Më pak se dy javë është dënuar Chiellini, i cili sipas gjykatës sportive ka bërë edhe komente fyese. Pavarësisht apelimit, gjykata sportive, ka lënë në fuqi pezullimin me një javë kampionat për Kalulu-n.
Derbi i Italisë kaloi planin sportiv, teksa ka akuza edhe për ndërhyrje të mafias. Gazetari dhe shkrimtari Roberto Saviano ka akuzuar presidentin e Interit si të lidhur me botën e errët, ndërsa numri 1 i zikaltërve është përgjigjur duke e dërguar në gjyq.
Komente





