'Kërcet grushti' në dhomat e zhveshjes së Bayern-it, Mane godet shokun e skuadrës pas humbjes ndaj City-t

'Kërcet grushti' në dhomat e zhveshjes së Bayern-it, Mane godet shokun e skuadrës pas humbjes ndaj City-t

Sadio Mane, Leroy Sane

Dy lojtarët e Bayern Munchen, Sadio Mane dhe Leroy Sane ishin parë duke u grindur në fushë gjatë humbjes 3-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Përplasja mes tyre u përshkallëzua më tej ku u përdorën edhe grushtet në dhomat e zhveshjes. Kështu shkruan media BILD. 

Lojtarët e tjerë të Bayern Munich thuhet se kanë ndërhyrë për të ndarë Manen dhe Sanen pas përleshjes fizike, e cila erdhi nga zhgënjimi i senegalezit për mënyrën se si gjermani i kishte folur gjatë lojës.

Bayern Munich ende nuk ka komentuar asgjë mbi incidentin e raportuar.

Shkaku i mosmarrëveshjes thuhet se ishte skena në minutën e 83-të kur Sane iu ankua Manes për një tentativë vrapimi pas mbrojtjes. Sane donte që lojtari senegalez t’i dilte shkurt dhe me zemërim iu drejtua.

Ky aktuali është një sezon jashtëzakonisht dramatik për Bayern Munich. Ata shkarkuan Julian Nagelsmannin mes raporteve për pakënaqësi në dhomën e zhveshjes, duke e zëvendësuar atë me Thomas Tuchelin.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari