Kërkesa drejtuar Kuvendit për të riçelur garën për ILD/ Mblidhet KED

Teksa gjyqësori përfshi edhe dy shkallët e vetting-ut është pushim përgjatë gushtit, i vetmi institucion që do të qëndrojë i hapur rezulton se është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

ReportTv mëson se KED ka nisur mbledhjen për të shyrtuar nëse ish-kryeinspektorja e KLD-s Marsida Xhaferrllari plotëson apo jo kriteret për të kandiduar për ILD dhe gjyqtare kushtetuese, ndërsa për të vettingu nuk dha një vendim nqs kofirmohet apo shkarkohet.

Ndërkohë po sot do shqyrtohet kërkesa për riçelur garën për ILD. Shkak për të riçelur garën është bërë se nuk plotësohet numri me 5 kandidatë për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Për këtë arsye bëhet e ditur se po shqyrtohet mundësia për t'i bërë kërkesë parlamentit për të riçelur garën për ILD. Në mbledhjen e zhvilluar me dyert e mbyllura, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se i është lejuar kandidimi Artur Malajt, Artur Metanit dhe Eris Hysit, e ndërsa nuk është pranuar kandidatura e Klodjan Rados.

Ndërkohë pritet të merret vendimi për ish krye- inspektoren e KLD-së kandidate për ILD dhe Kushtetuese, Marsida Xhaferrllarin.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali