Kërkesa e 5 partive opozitare për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Kume: Të zgjedhin instrumenta të tjerë për ta realizuar! Soko: Qëllimi madhor, listat e hapura

Fushata për ndryshimin e sistemit zgjedhor e ndërmarrë nga Nisma Thurje që u mbështet dhe nga 4 parti të tjera opozitare, ka ngjallur diskutime të shumta mbi mundësinë e realizimit të 12 pikave të kërkuara, mes tyre ajo për uljen e moshës së votimit dhe listat e hapura të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare.

Në një lidhje skype për Report TV, ish kreu i KQZ, Kristaq Kume tha se partitë opozitare do ta kenë të vështirë të realizojnë kërkesat e tyre duke ndjekur rrugën që kanë nisur.

“Të ndërtojnë instrumenta të reja, kam dëgjuar që kanë thënë se do përdorin dy mundësi, referendumin popullor por mesa kam dëgjuar unë ky referendum nuk do të bëhet, nuk do lejohet.  28 deputetë mund të kërkojnë të bëhen ndryshime në kushtetutë dhe nëse Kuvendi bie dakord që të ndryshohet sistemi, atëherë 28 deputetë mund të kërkojnë që ky vendim para se të hyjë në fuqi, t’i nënshtrohet një referendumi popullor.  Kështu është e vështirë të arrihet tek objektivi që ato kanë”- tha Kume.

Ndërsa Pano Soko i Nismës Thurje tha se jo domosdoshmërisht do të ndiqet vetëm kjo rrugë. Ai tha se duke pasur si qëllim një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, nëse nuk do të ketë konsensus në Kuvend për ndryshimin e Kushtetutës, atëherë do të vijohet me mbledhjen e firmave nga populli për të realizuar referendumin.

“Qëllimi ynë madhor është proporcionali kombëtar me lista të hapura. Nëse nuk do ketë konsensus për të ndryshuar kushtetutën është një projektligj që nuk e prek kushtetutën, e merr parasysh faktin që duhet bazuar tek ndarja rajonale, dhe mund të shkojmë drejtëpërdrejtë tek populli.  Nuk ka kuptim që Shqipëria me 28 mijë km katrorë të ketë sistem proporcional rajonal. Ne jemi një vend nuk ka sens të kemi këtë ndarje rajonale. Nëse nuk e marrim konsensusin për ndryshimet kushtetuese, tek populli do shkohet patjetër për minimizimin e zonave. Për t’i bërë rajonet në 4 të tillë ose 3”- u shpreh Soko.

Për sa i takon votës së 16 vjeçarëve, një tjetër prej pikave në 12 kërkesat e partive opozitare, Soko tha se është një nismë e drejtë përderisa 16 vjeçarëve në vend u njihet përgjegjësia penale dhe po ashtu edhe mosha e punës varion nga 15-64 vjeç. Ai tha se realizimi i diçkaje të tillë, do të sillte një frymë të re që i duhet Shqipërisë. Ndërsa Kume u shpreh se pavarësisht nga fakti që kjo është një çështje shumë e diskutuar, sërish nuk pranohet.

Ditën e djeshme, 5 parti opozitare, Nisma Thurje, LZHK, PR, PAA dhe BD, propozuan platformën me 12 pika për ndryshimin e sistemit zgjedhor me qëllim kryesor listat e hapura në sistem proporcional kombëtar ndryshe nga ai rajonal që kemi aktualisht, si dhe uljen e moshës për personat që kanë të drejtë të votojnë.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 30/06/2023 17:46

    Ka dale ne xhiro,nje gjithollog i ri,Pano Soko.Edhe ky e zgjodhi rrugen e jetes,me pak nga te gjitha,por mos bej asgje,avash avash do te çaj perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët