Ish kreu i policisë së shtetit Artan Didi dëshmoi për 1 orë në prokurori si person që ka dijeni në lidhje me kërkesën e Interpol Belg dërguar palës shqiptare për arrestimin e deputetit kristian demokrat Mark Frroku i cili kërkohej për vrasjen e Aleksandër Kurtit 16 vite më parë në Belgjikë.
A1Report ka mundur të zbardh një pjesë të dëshmisë së Didit, ku ish kreu i policisë ka deklaruar se ai për herë të parë me këtë kërkesë është njohur më 27 mars pasi ja ka përcjell zyra e Interpol Tiranës drejtuar nga Artan Bajraktari.
Burime nga akuza thanë se Didi ka shpjeguar se pasi është njohur me kërkesën ja ka përcjellë menjëherë prokurorisë dhe s’ka penguar për asnjë sekond kërkesën për prangosjen e Frrokut.
Më 30 mars ish shefi i Interpol Tiranës Artan Bajraktari dhe vartësja e tij Laureta Alla u arrestuan nën akuzën e shpërdorimit të detyrë dhe hetimet për këtë çështje janë ende të hapura.
Pas arrestimit të dy efektivëve të Interpol Tiranës, Didi do të jepte dorëheqjen nga numri një i policisë duke argumentuar se merrte përsipër përgjegjësinë morale.
Aktualisht dy ish zyrtarët e Interpolit hetohen në gjendje të lirë pasi gjykata vendosi ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO