Pas kërkesës që presidenti Meta bëri ditën e sotme ndaj KQZ ku kërkonte shpjegime rreth numrit të deputetëve të Kuvendit ka reaguar, deputeti i PS Eduart Shalsi.

Shalsi ka thënë për Report Tv, se Meta nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes se në cilën anë është, në atë të opozitës apo presidencës.

"Nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes. Sot e kësaj dite përpara çdo shqiptari që shtron pyetjen Meta është me të shoqen apo me institucioni që ai përfaqëson. Ai nuk arriti të ngrihet në nivelin e presidentin. Ne një  kohë ku vendi ishte nevojë për një presidenti  të urtë e të mençur nuk arriti të sillej në një mënyrë siç duhej. Objektivi i tyre është shumë i qartë. Ai duhet të  dilte të thoshte unë i përkas opozitës. Në fakt shqiptarët e dinë se ai është pjesë e opozitës. "


Lajmi kryesor:

Kërkesa e presidentit për numrin e deputetëve, Shalsi-Metës: Shqiptarët e dinë se je pjesë e opozitës