Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për të arrestuar ish-ministrin Arben Ahmetaj. Berisha thotë se kreu i aferës është Edi Rama.
‘Siç e dini, në vitin 2012, PD dhe koalicioni qeverisës, ka hequr imunitetin për aferën e korrupsionit. Pra, prokuroria e shtetit nuk ka asnjë lloj pengesë për të hetuar korrupsionin për shkak të imunitetit. Afera e djegësave është afera ndër më të mëdhat korruptive, rikujtoj këtu se vetëm dje apo pardje, Erion Veliaj i ka dorëzuar kompanisë së tij që menaxhohet nga Bruno Preseci, 800 mijë euro. Pra, kompania e krimit vazhdon të thithë si lubi, paratë e taksapaguesve për llogari të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Lidhur me rastin konkret, duke mbështetur pa asnjë hezitim çdo zbatim të ligjit, shtoj këtu se në mënyrën më të padiskutueshme kreu i meduzës së kësaj afere është Edi Rama. Është Edi Rrama që deklaroi se firmosja fap, fap, fap kur nuk duhej të firmoste kurrë. Nëse më pyet mua, ministri i Financave ka përgjegjësitë e padiskutueshme, qoftë me veprimin, qoftë me mosveprimin. Uroj t’u thotë shqiptarëve që se si ia imponoi Edi Rama, ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen. Por nga ana tjetër, ligji kurrë mëshirë për frikacakun nuk ka.’- u shpreh Berisha.
Lajmi kryesor: