Rreth 2.500 marinsa mbërritën dje në Lindjen e Mesme, raporton New York Times. Marinsat, së bashku me 2.500 marinarë amerikanë, janë pjesë e grupit amfib USS Tripoli.

Zakonisht të stacionuar në Okinawa, Japoni, ata pritet të marrin pjesë në nismën e kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ekspertët ushtarakë besojnë se me mbërritjen e marinsave, Pentagoni do të jetë në gjendje të nisë shpejt sulme në ishuj. Megjithatë, të njëjtët ekspertë theksojnë se do të nevojitej shumë kohë për pastrimin e këtyre ishujve.


Lajmi kryesor:

1 muaj luftë/ Sulmet izraelite vrasin 3 gazetarë në Liban, Irani hap Ngushticën e Hormuzit për 20 anije pakistaneze! Huthët hedhin 2 raketa në Izrael