Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Vangjeli në ‘Kontrast’: Ra miti i pandëshkueshmërisë! Shehi: U fut në politikë si përkthyes e doli milioner

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në Report Tv kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga, analisti Vangjeli tha se goditja e SPAK ka shkuar deri në nivelet me të larta dhe me rastin e Arben Ahmetajt u ka rënë miti i pandëshkueshmërisë. Ahmetaj thotë se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani duhet mbajtur mend jo si emër, individ, apo prokuror, por si hallka e parë që arriti të shkëpusë hallkën e zinxhirit të pandëshkueshmërisë.

“Ka ndryshuar shumë çka nga rasti i Tahirit, janë raste të ndryshme. Mund të thuhet përfundimisht, që trokitja në derën e Ahmetajt në katin më të lartë të politikës për të rrëfyer që është momenti për t’u hapur dyer të tjera më poshtë, nga ky moment askush në Tiranë, Sarandë nuk mund të ketë garancinë në rreshtin e gjatë të mëkatarëve se do kenë një mburojë para derës së tyre që SPAK nuk mund të godasë, ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, gjithmonë duke besuar fort se dyshimi është në favor të atij që dyshohet derisa gjykata të vendosë me një vendim të formës së prerë. Dumani ka thënë askush nuk guxon ti bjerë telefonit time, para dy muajsh në komision, sot pamë provën që Dumani kishte të drejtë. Duke nisur nga kjo e hënë mirë do ishte që shumë kush ta mbajë mend mirë këtë emër, jo individ, prokuror, drejtues i SPAK, por si hallka e parë që arriti të shkëpusë hallkën e zinxhirit të pandëshkueshmërisë. Nga e hëna Tirana nuk mund të jetë më e njëjta”,

Nga ana tjetër, Dashamir Shehi e vlerëson si një hap pozitiv, por se sipas tij ka endë punë që të tregojë se po ndëshkon zyrtarët e lartë. Shehi tha se Ahmetaj nuk kishte ndonjë karrierë të madhe politike, por u ngrit në postet më të larta me mbështetjen e Edi Ramës. Ai thotë se SPAK do veprojë në oborrin e Ramës se PS ka 10 vite në pushtet.

“Deri tani jemi akoma, s’ka ndodh kurrgjë, përvese s’po them zhurmën se ka një kërkesë. Kolegët që janë atje gjykoj se do ja heqin mandatin, do ia hapin rrugë drejtësisë, gjatë gjithë këtyre viteve kemi parë, rastin e ministrit tjetër, si hyri doli, doli për një çështje që ka gruan e sëmurë. Kështu siç është bërë politika në Shqipëri, nuk është se përfaqësojnë ndonjë gjë të madhe politike. Ahmetaj ka hyp sipër por si një gjë e vogël teknokrate. Ahmetaj është një nënpunës që ka hyp lart me ndihëm e Ramës, nuk di të ketë ndonjë karrierë politike. Por  e quaj pozitive që kjo prokuroria e re ka marrë iniciativën. Ka sinjali pozitive, pro deri aty ku të fillojnë të gjykohen nënpunësit e korruptuar, por të ketë disa shembuj që ata që i hyjnë të ri karrierës duhet ta dinë se kur fillon e grabit shtetin mos një ditë një tjetër të vjen dënimi”, tha Shehi.  

Shehi tha se Ahmetaj ka qenë përkthyer në fillimet e tij, duke theksuar se nuk ka ndonjë turp për këtë punë, por sipas tij është turp të bëhesh milioner në kurrizin e politikës. Ai tha se kush ka hyrë në poltikië me duar në xhepa dhe është bërë miloner, padyshim që është hajdut.

Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:07
Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Dash Shehi në ‘Kontrast’: Ishte përkthyes, doli milioner! Turp të pasurohesh në kurriz të politikës

 

Dashamir Shehi komentoi në emisionin Kontrast në Report Tv kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Shehi tha se Ahmetaj ka qenë përkthyer në fillimet e tij, duke theksuar se nuk ka ndonjë turp për këtë punë, por sipas tij është turp të bëhesh milioner në kurrizin e politikës. Ai tha se kush ka hyrë në poltikië me duar në xhepa dhe është bërë miloner, padyshim që është hajdut.

“Këtë zotërinë e kemi pas përkthyer, nuk po them se është turp. Por është turp të bëhesh milioner në kurriz të politikës. Kush ka hy në politikë me duar në xhepa dhe ka dalë milioner është hajdut. U mbyll. S’ka nevojë as për hetim, për asgjë. Do bënin më mirë dhomën e tregtisë se atë që janë aty. Po më gjete nja 10 nëpunës atje. E njëjta gjë është edhe në administratën publike, gjysma drejtorëve kanë hotele restorante klube”, tha Shehi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille