Kërkesa për shkarkimin e saj nga 'Zgjedhorja'/ Hajdari për Report Tv: S'jam kundër zëvendësimit me Murrizin, kemi të njëjtin qëllim! S'luftoj për kolltuqe!

TIRANË- Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari shprehet se nuk është kundër zëvendësimit të saj me Muslim Murrizin në postin e bashkëkryetares në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në një intervistë për Report Tv me gazetaren e Klesiana Omeri, Hajdari tha se ajo është ulur dhe ka diskutuar me Murrizin dhe thekson se janë të unifikuar në qëndrimin e tyre për ndryshim sistemi dhe lista të hapura. Ajo e përkufizon veten si një politikane shumë ndryshe nga të tjetër, që nuk lufton kurrsesi për poste dhe kolltuqe, por për  interesin e qytetarëve.

"Ju garantoj që bashkë me zotin Murrizin jam ulur dhe jemi në bisedime të vazhdueshme, kemi një qëndrim sa i përket kësaj betejes që kemi bashkarisht, postet nuk kanë rëndësi, unë jam ndryshe nga politikanët ndryshe nga të tjerët se shpesh bëj luftë me ta me mënyrën se si duhet të bëjmë përpara, por kjo nuk do të thotë që ata mirëkuptojnë apo dyshojnë në betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Është një gjë që për mua ka pak rëndësi, do ta shikojmë në vijim se kush është në atë post nuk ra rëndësi, rëndësi ka që ne të arrijmë objektivin", tha Hajdari për Report Tv.

Duke u ndalur te ngërçi i krijuar për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, ku dje braktisi tryezën e Këshillit Politik,  Hajdari tha se diskutimet kanë marrë një tjetër rrjedhë, po flitet për tendera dhe jo për kodifikimin e kësaj marrëveshjeje.

"Sa i përket këtij procesit të tenderimeve duhet të merren ekspertët, ne duhet të merremi me kodifikimin e marrëveshjes. Nëse flasim për tenderimet e kanë ligjet, jo me Kodin Zgjedhor. Nuk u ra dakord, kishte mendime të ndryshme, të rrinë në tryezë për orë të tëra për gjera të paligjshme është e padrejtë, s'duhet të flasim për kompanitë që do marrin tenderat e identifikimit biometrik. Sot mora konfirmimin e shoqërisë civile për këtë çështje, nuk është kauzë e opozitës parlamentare, por e të gjithë popullit, vetëm kështu mund të fitojmë këtë betejë.  Nuk e di si do sillen ndërkombëtarët në këtë mes, e rëndësishme është që Reforma të mos qëndrojnë me një marrëveshje që nuk është një reformë e plotë", tha Hajdari.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grija: 17/06/2020 18:18

    Zonjush Hajdari ke rastin me te mire te largohedh nga Parlamenti Tani qe u largua edhe gjygjtarja mam Fatmira e cila Akuzohet per vepra kriminale te pervetedimit te Pasurise se Popullit te shpetndare me pjestaret e familjes ku beni pjese edhe ju Largohu tani se Vetingu do te vij edhe per ty moj Rudina Hajdari qe nuk fole asnjehere mire Gjuhen Shqipe ne Parlament Se ne parlament te futi ai qe ti e di mire qe ta Vrahu Baben Azem Duhesh te Largohesh boll Fatkeqesi Qe nuk u moret per te gjetur Vrasesin PSE? Apo ta mbyllen gojen ty Mamase Vllahut me Vende pune duke ju bere pa merite Deputete dhe Gjygjtare Turp

    Përgjigju
  • Ina: 17/06/2020 18:06

    Per cfare erdhe nga Amerika?Erdhe per poste e per te vjedh,mos te plasi ty per popullin.Shperndaj disa prona popullit qe ka vjell nena jote se mos rregullon opinionim

    Përgjigju
  • Bentirona: 17/06/2020 15:26

    Pa dashur te bej polemike, por juve ne fakt vini nga nje familje me kulture KRIMINALE, si nga babai juaj ashtu dhe mamaja. Uroj te formosh partine e re me mamane dhe vllain tuaj

    Përgjigju
  • Dauti: 17/06/2020 15:00

    Rudina moj bije, lere me mire kete pune se e para je handikape funksionale dhe pa karizmen e duhur per nje politikan. E dyta shijo me mire paret e hajnise se sateme sic i ke shijuar kur ishe ne Amerike. E treta nuk ke me moral per politkane me gjithe ato pislleqe te sateme dhe gjithe familjes. E katerta, me babin mos u mburr se i gjithe brezi jone e njeh qe ishte nje rrugac dhe pijanec i paskrupull.

    Përgjigju
    • Thanoja: 17/06/2020 15:57

      Pikes i ke ren daut. Kjo asnje fjale nuk di te flasi. Akoma ha me emrin e te jatit. Veten ne shqiperi ndodhin keto. Plus pa punuar nje dite ne jete te bejne deputet

  • ymeri: 17/06/2020 13:53

    NJE cope kalamani na e bejne deputete,,,nuk di nga lidhet gomari,,ik moj dreq ,,ik moj debile,,,ti ke mbaruar universitetin pa bere te mesmen....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja