Kryeministri Rama u shpreh prerë se mësuesja dhe gjithë të tjerët, që vuajnë nga sëmundja e rëndë, do të marrin ilaçin e herceptinës brenda 10 ditëve dhe se ai nuk do të ndërpritet më. I prekur nga rrëfimi dramatik i arsimtares, Rama garantoi atë gjithë personat tjerë që kanë të njëjtin shqetësim se ilaçi do të rifillojë për 10 ditë.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një aktiviteti të mbajtur me rastin e 26-vjetorit të FRESSH, organizuar te 'Asllan Rusi''. Ndërkohë, Report Tv mësoi se ilaçi bazë i të prekurve me kancer, herceptina, ka një kosto shumë të lartë dhe të papërballueshme për qytetarët e thjeshtë, pasi kushton rreth 2 mijë euro një kurë e tillë, vetëm për një cikël.
"Mësuesja rrëfeu situatën e saj dramatike me shëndetin, e cila ishte me kancer. Ajo tregoi për përkushtimin dhe kujdesin e mjekëve në Tiranë, tha se prej disa muajsh ië shtë ndëerprerë kura për shkak të mungesës së një ilaci, i cili kushton shumë, por që është i domosdoshëm për shëndetin e sja dhe të tjerëve që marrin atë kurë. Përballë një historie të tillë është vështirë të qëndrosh. Njëra mënyrë është për të thënë ‘ja qeveria e poshtër, shteti i poshtër, krimi, droga, korrupsioni i kanë ndërprerë kurën mëueses’, siç mendon opozita. Mënyra tjetër është për të mos e mbyllur bisedën aty, por për të vazhduar betejën së bashku me atë mësuese dhe të gjithë ata që kanë nevojë ta kenë atë kurë të pandërprerë, deri kur kjo të realizohet, duke thënë se pari për këtë kurë më 2013, qeveria dhe shteti garantonin 800 flakonë, sot garantohen 4 mijë dhe duhen 5 mijë.
Janë 1 mijë flakonë që na ndajnë nga politika që mund të mjaftohet duke iu kthyer opozitës e duke i thënë ‘ ju blini vetëm 800 flakonë’, ne arritëm të blinim 4 mijë’. Jashtë politikës dhe jashtë betejës së shifrave, ne duhet të zgjidhim problemin për të mbyllur përfundimisht ciklin e kësja përpekeje, që vazhdon prej 27 vitesh. Shqiptarët me kancer nuk arrijnë dot ta marrin të plot e ta kenë të sigurt deri në fund kujdesin e tyre nga shteti. Pas mbledhjes ne vazhduam dhe ne do ta cojmë deri në fund detyrimin tonë dhe brenda 10 ditëve të ardhshme do t'i garantojmë mësuese dhe të gjithë të tjerëve që kanë nevojë për atë ilac që ai të rifillojë dhe të mos ndërpritet më", tha Rama.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










