Kërkesa që Berisha të mos jetë më në Parlament dhe një varg pyetjesh për PD që kërkojnë sot përgjigje

Kërkesa që Berisha të mos jetë më në Parlament dhe një varg pyetjesh për PD që kërkojnë sot përgjigje

Sali Berisha

Simpatitë e mia politike janë për socialdemokracinë europiane dhe demokratët amerikanë. Në Shqipëri kam votuar dhe votoj për Partinë Socialiste. E megjithatë, e di dhe e pranoj se një Shqipëri demokratike ka nevojë edhe për Partinë Demokratike.

Shqipëria dhe as Partia Demokratike e saj nuk kanë nevojë për Sali Berishën.

Shqipëria ka nevojë për një parti opozitare që është vërtet demokratike. Shqipëria nuk ka nevojë për një opozitë që nuk përfaqësohet nga një parti demokratike e vërtetë. Shqipëria ka nevojë për një parti opozitare, e cila si një parti e vërtetë demokratike, të mund të konkurrojë në zgjedhje demokratike dhe nëse fiton të mund ta drejtojë këtë vend në mënyrë demokratike.

Partia Demokratike që shohim sot në Shqipëri nuk ka se si të jetë realisht një parti demokratike sa kohë që ajo pranon të mbahet peng nga një individ i vetëm, nga Sali Berisha. Nëse është e diskutueshme dhe tepër e dyshimtë që Partinë Demokratike e ka themeluar Sali Berisha, nuk ka asnjë dyshim se këtë parti e ka penguar dhe po e pengon të sillet si një parti e vërtetë demokratike pikërisht Sali Berisha.

Një varg pyetjesh kërkojnë përgjigje:

Si është e mundur që këtë realitet të mos e kuptojnë ata dhjetëra mijë qytetarë të këtij vendi që e besojnë Partinë Demokratike dhe votojnë për të?

Si është e mundur që një njeri i vetëm, me të cilin pjesën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë nuk e lidh asgjë—dhe prej të cilit ata janë zhgënjyer e tradhtuar shumë herë—të vazhdojnë t’i mbajnë sytë nga ai?!

Si është e mundur që mijëra aktivistë të sinqertë e të ndershëm të Partisë Demokratike, qindra anëtarë të forumeve drejtues të kësaj partie dhe qindra njerëz të tjerë që veten e quajnë intelektualë, t’i qëndrojnë besnikë, në një mënyrë gati tribale, një njeriu që i ka sjellë kaq të këqija këtij vendi dhe vazhdon ta pengojë përparimin e tij?

Si është e mundur që themi shumë here, madje  me mburrje se jemi populli më proamerikan në botë dhe, në të njëjtën kohë, shumë demokratë shqiptarë “proamerikanë” vazhdojnë t’i shkojnë pas bajraktarit të tyre Sali Berisha?!

Çfarë u ka bërë Berisha atyre njerëzve që e ndjekin pas, sa që, edhe kur Amerika u thotë se nuk e do atë njeri, se ai njeri i ka sjellë dëme të mëdha vendit të tyre, ata vazhdojnë të jenë me të. A janë këta njerëz trushpëlarë e të verbuar nga demagogjia e Berishës?

A shpreh qëndrimi i tyre sentimente antiamerikanë? A është “luajaliteti” i tyre tribal ndaj Berishës një zgjedhje mes tij dhe Amerikës?

Sot, nuk mund të thuash se i çmon Amerikën dhe gjithçka ai vend i madh ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë shekullit të fundit, as se e do demokracinë amerikane dhe, përsëri, të duash Sali Berishën, njeriun që, për fatin e keq të të gjithëve ne, ka qenë një “fatkeqësi kombëtare”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 01/08/2021 18:56

    Berisha eshte kokrra e legenit,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese

'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese