Radikalët e shtetit Islamik të ISIS kanë bërë thirrje për “Xhihad El-Nikahut”, ose thënë ndryshe “xhihad sekual”. Duke cituar burime arabe, mediat ndërkombëtare raportojnë se rebelët kanë vendosur disa postera në rrugët e Mosulit në të cilat bëjnë thirrje që banorët të dërgojnë pranë organizatës së ISIS vajzat e tyre të pamartuara, në mënyrë që ato të përmbushin detyrën e tyre për “xhihad seksual”.
Në njoftim thuhet gjithashtu se vajzat e pamartuara duhet t’u shërbejnë sekualisht luftëtarëve dhe familjët që nuk pranojnë t’i dërgojnë, do të përballen me forcën e ligjit Sharia.
Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse, Clarion, terroristët e ISIS kanë filluar të hyjnë në çdo shtëpi duke vrarë burrat e familjes dhe përdhunuar gratë e tyre. Po sipas këtij raporti, 4 viktima të moshës 19-23 vjeç kanë shkuar deri në vetëvrasje.
Ndërkohë që nuk ka statistika për numrin e grave të sulmuara, përdhuanuar dhe vrarë nga forcat rebele të ISIS, por vetëm të atyre që kanë mundur të mbijetojnë.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
VIDEO