Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë bisedës në “45 minuta” tha se Reforma në Arsim duhet të ecë përpara. Klosi tha se kërkesat e ngritura nga studentët janë reale. “Problematikat janë reale, janë problematika që duhet bashkëqeverisje. Studentët guxuan, u përpoqën masivisht, ia dolën që politika të merret me studentët. Duhet të bëhet ndarje mes dy protestave, asaj që vjen nga studentët dhe nga politika. PD dhe LSI e ka për detyrë që të bëjë protestë dhe të tregojë alternativë. Kemi nevojë ta çojmë reformën para. Kemi bërë shumë për arsimin. Ka shumë nevojë që gjërat të ecin përpara dhe të marrin spunto tjetër. Ne e kemi deklaruar hapur që po bëjmë takime me votuesit për të parë kush do të jetë në listat e kandidatëve për këshilla bashkiakë dhe çfar duhet të bëjmë ne me lista. “-tha Klosi.
Lajmi kryesor: