Kërkesat e të verbërve, Hysi: Ka shumë të arsimuar, por janë të pa punë! Kemi fëmijë për të rritur, pagesat që marrim nuk mjaftojnë 

Të trajtohen ndryshe, ashtu sikurse ju takon e t’u dedikohen kushte më të mira infrastrukturore, pagesa më të larta nga ndihma e posaçme si dhe semaforë akustikë, janë disa nga kërkesat themelore të verbërve për një jetesë normale dhe për të përmbushur nevojat e tyre, si një kategori shoqërore që meriton përkushtim të veçantë.

Këto kërkesa janë risjellë në vëmendje në Report Tv nga Kanan Hysi, zëvendëspresident i Shoqatës të së Verbërve të Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Hysi parashtron dhe një problematik tjetër, atë të mungesës së punësimit të personave të verbër, për të cilët ai thotë se ka shumë të arsimuar, por janë të pa punë.

“Ka kërkesa siç është punësimi, numri i të  arsimuar të verbër është i i madh , po punësim lë për të dëshiruar. Një i verbër merr 135000 lekë, kur është i grupit të  parë ai merr dhe për shoqëruesin e parë që është po në këtë shumë , ndërsa për energjinë elektrike merr dhe kompensimin, por nuk mjafton. Kemi fëmijë për të rritur, janë të pa mjaftueshme.”, shprehet Hysi.

Hysi ia adreson kërkesat Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Sociale, teksa shprehet se pushteti vendor nuk ka kapacitetet financiare dhe as specialistët e duhur.

Ai tregon vështirësitë me të cilat një person i verbër përballet  gjatë përditshmërisë së tij, ndërsa përmend se  pagesat që marrin nuk mjaftojnë, pasi janë prindër e kanë fëmijë për të cilët duhet të kujdesen.  

“Nëpër rrugë nuk janë shenjat dalluese ku mund të lëvizë një njeri me probleme me shikimin, trotuaret janë të zëna me karrige nga bizneset, vështirësi ka në disa bashki.  Thirrje i bëjmë Ministrisë së linjës , Ministrisë së Mbrojtjes Sociale , të hedh sytë pasi gjendja është  shumë e rëndë. Unë jam baba i dy  fëmijëve të mitur, duhet pasur pagesa simbolike që të kenë mundësi të vishen të arsimohen, me këto çmime që janë kohën e sotme.

Kompensimi që na jepet për energjinë është i ulë, kur ne qëndrojmë gjatë gjithë kohës në shtëpi e kemi nevojë për ngrohje.  Kemi bërë, bëjmë dhe vazhdojmë të bëjmë protesta për të drejtat tona.”, thotë Hysi.

Report Tv mëson edhe disa nga kërkesat e tyre të cilat do të ndihmojnë sadopak që personat e verbër mos të ndihen ‘të ngujuar’ në kryeqytet dhe jo vetëm.

Kërkesat:

  • Kemp më të lartë për të përballuar çmimet e larta.
  • Kushte infrastrukturore.
  • Nevojë për një jetesë të barabartë dhe të trajtohen njëlloj si të tjerët në transporte publike urbane si dhe të kenë një vend të posaçëm.
  • Semafor akustikë në kryqëzime dhe rrugë kryesore pasi trafiku vështirëson qarkullimin e tyre.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille