Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri iu ka bërë thirrje shqiptarëve që mos aplikojnë kërkesat për azil në vendet e BE-së, pasi ato do të refuzohen nga autoritetet.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes më homologen e tij britanike Theresa May, ministri Tahiri në një intervistë për Top Channel tha se: “Unë po e shfrytëzoj këtë rast për t’i bërë me dije qytetarëve shqiptarë që të frenohen në çdo iniciativë për të shkelur në vendet e BE me kërkesa për azil, sepse nuk do të pranohen. Nga ana tjetër i kërkova Ministres të shkurtojnë procedurat e trajtimit të kërkesave për azil, pasi zgjatja në kohë e përpunimit të procedurave dhe e verifikimit shërben si një lloj ftese për ata që duan qoftë edhe të kalojnë atë periudhë kohe, që është shqyrtimi i kërkesës, në Britaninë e Madhe apo ne vende të tjera të Bashkimit Europian. Ministrja më siguroi që janë duke riparë procedurën e vlerësimit të kërkesave për azil nga Shqipëria me qëllim klasifikimin e Shqipërisë si një vend prej nga nuk priten kërkesa për azil dhe shkurtimin e kohës së procedurës, në mënyrë që ne të procedojmë menjëherë me rikthimin e shtetasve që vijnë dhe kërkojnë azil në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe”
Sipas tij qeveria shqiptare është e angazhuar në luftën ndaj rafikimit të qenieve njerëzore.
“E sigurova Ministren për angazhimin tonë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe për reformat që kemi ndërmarrë, si nga pikëpamja e forcimit të kontrollit në kufi, ashtu edhe nga pikëpamja e përcaktimit të protokolleve të standardizuara për identifikimin dhe luftën kundër viktimave të mundshme të trafikimit. Ashtu siç i bëra me dije rezultatet tona të deritanishme në luftën kundër krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe terrorizmit”, deklaroi Tahiri.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tahiri takon May, kërkon shkurtim të procedurave për azilkërkuesit