Lajmi është bërë i ditur nga ministria greke e Mjedisit, e cila konfirmon zyrtarisht për herë të parë se në detin Jon dhe në jug të Kretës ka naftë dhe gaz. Synohet që tenderat koncensionarë të zhvillohen nga qeveria greke në tremujorin e parë të vitit 2014.
Në fillim të marsit, kompania që kreu kërkimet sizmike deklaroi se fushat me interes të veçantë ndodhen pranë ishujve të Jonit, në veri dhe perëndim të ishullit të Korfuzit, në Paksos, Lefkada, Zakinthos, Kefalonia dhe në Katakolon, zona të cilat janë nënvizuar në hartën e naftës dhe gazit si të pasura me rezerva të mëdha.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)