Kërkimet në 'kështjellën' e Ervis Martinaj, Softa: Bosi i lojërave të fatit është gjallë! Të hetohen lidhjet e tij me politikën dhe bizneset, fshihen interesa të mëdha

Kontrolli në ‘kështjellën’ e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i njohur si bosi i lojërave të fatit, zbuloi arsenal armësh të fshehur në kosheret e bletëve që sipas ekspertit të sigurisë Fatjon Softa duhet të ishte kryer shumë kohë më parë. Në një intervistë për Report Tv u shpreh se armët janë në duart e grupeve kriminale në të gjithë vendin, jo vetëm në zonën e Kurbinit dhe përdoren për krime por edhe aktivitete të tjera.

Sa i përket misterit për fatin e Martinajt, thotë se mund të jetë i gjallë dhe dyshon se ka improvizuar vrasjen.

“Duhet të ishte bërë patjetër kontrolli i banesës apo i gjithë vendeve të mundshme për të gjetur personin e për të zbuluar rrjetin. Megjithëse vonë, pati rezultat se policia gjeti arsenal armësh. Por e gjithë Shqipëria është arsenal armësh që janë në duart e grupeve kriminale që nuk i kanë vetëm për mbrojtje e krime por edhe aktivitete të tjera si shit-blerje. Historia ka treguar se në shumë vende kanë pasur dhe strehime të nëndheshme e kanë kaluar vite e vite. Duhet të kujtojmë se ka qenë një rast i ngjashëm në kryeqytet ku rastësisht është hequr një pjesë e banjos dhe poshtë përdorej si strehim. Nuk mendoj që ka qenë kjo në rastin konkret. Mendoj që ky person mund të jetë i gjallë dhe nuk është i vetmi që ka improvizuar vrasjen e zhdukjen. Për aq kohë sa nuk kemi kufomë, mund të themi se është ende në qarkullim”, tha Softa në intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.

Historinë për zhdukjen e Martinajt e konsideron telenovelë, të cilës duhet t’i japë fund policia e Shtetit. Po ashtu thekson se Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku duhet të ndryshojë metodologjinë e punë shde të mos fokusojë kërkimet vetëm tek Martinaj, por edhe tek aktivtitetet e tij duke nisur nga lidhja me politikën e deri tek personat më të afërt të tij.

“Kjo është vërtetë telenovelë. Por janë shumë Martinaj në këtë vend që nuk kanë të njëjtën zhurmë, por kryejnë të njëjtin aktivitet. Gjithçka tjetër që është e nëndheshme qarkullon, lëviz e merret me gjallesa të tjera por është kthyer në telenovelë se krijohen aludime. Prapa aktivitetit që ka pasur fshihen interesa të mëdha. Ka pasur luftë mes pozitës dhe opozitës por zgjidhja e këtij problemi patjetër duhet të jetë sukses i policisë. Gjetja e këtij rasti  nuk është vetëm fiziku por edhe aktiviteti. Duhet të gjenden lidhjet me politikën, me strukturën e policisë, me bizneset e tij, me lojërat e fatit. Pra nuk duhet të përqendrohen hetimet vetëm tek ai, por edhe tek personat që e rrethojnë”, tha Softa.

Për krimet në Fushë Krujë-Kurbin, Softa thotë se shumë ngjarje duket sikur futen në një tunel dhe zhduken. Sipas tij, vetë policia zgjedh që të mos i japë shumë rëndësi ndonëse duhet të ketë forcë goditëse. Softa supozon që vetë policia ‘mbyll një sy’ pasi thotë se në vend hyjnë armë të sofistikuara përmes pikave kufitare.

“Shumë ngjarje kriminale janë mbyllur atje sikur futen në një tunel dhe zhduken. Një prej tyre është edhe ajo e Santos. Nuk besoj se është territor që nuk kontrollohet sesa angazhim i shtetit për ta fshirë nga harta që është kthyer në një zonë të rrezikshme për nisjen, organizimin apo ideimin e shumë atentateve. Policia duhet të ketë forcë goditëse. Nëse themi që policia kontrollon territorin, duhet të jetë deri në centimetra. Ne kërkojmë armë të ’97 e gjejmë armë të 2022. Po kalojnë përmes pikave kufitare dhe për aq kohë sa nuk i kemi portat e forta, nuk kemi kontroll.

Ka 2 lloj armësh që futen në territor, ato që vijnë nga lindja por edhe ato që vijnë nga BE përmes portave. Më i lakuari ka qenë porti i Durrësit ku janë kapur armë të sofistikuara. Armët nuk shërbejnë vetëm për krimin por edhe si tranzit kalojnë në vendet e tjera të Lindjes për tregti. Kjo i hyn në punë atyre grupeve që e duan për të marrë hak apo për veprime në territor. Nuk janë armët fundi, por njerëzit. Ky informacion nuk ekziston”, tha Softa.

Ndër të tjera u shpreh se historia e Martinajt duhet të ketë ecuri, jo të ndalet në kontrollin e banesës.

“Kjo histori nuk do zgjidhet vetëm me armët që do kapen. Arsenali i armëve mund të jetë shumë herë më i madh se ai që ka policia e Shtetit. Çdo banesë dhe çdo depo apo vend ku janë grumbulluar përdoren për tregti e ekzekutim. Një njeri që ka aktivitet kriminal i duhet armë për t’u mbrojtur e për t’u marrë me kundërshtarët. Kur ka kaq shumë armë, ka grupe të armatosur”, tha Softa.

Pesë muaj pas zhdukjes, FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar sot për herë të parë kontrolle në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Nga kontrollet që zgjatën për rreth 5 orë në të gjithë zonën e Fushë Kuqes në Kurbin, u gjetën 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.   Policia nuk ka asnjë përgjigje nëse Martinaj është gjallë apo jo, por këto kontrolle mund të jenë një shenjë se grupi hetimor nuk ende asnjë provë për vdekjen e tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 26/12/2022 19:13

    O TE VEN O TE VEN KE PUTINI TA BEJN KUJT TI BIE DHJETA ATEHER TE SHKOJN NE P...TE SEMES E LAHEN HALET .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave