Kërkimi i naftës/ Kompania Shell Upstream planifikon investime të tjera në Shpirag

Kërkimi i naftës/ Kompania Shell Upstream planifikon investime të tjera në Shpirag

Shell Upstream Albania po planifikon që të nisë shpimet për pusin Shpirag 5 në Blloqet 2-3 sipas kontratës me ndarje prodhimi që është nënshkruar me shtetin shqiptar. Për të kaluar në këtë fazë, kompania ka paraqitur pranë autoriteteve një përmbledhje joteknike të vlerësimit të ndikimit në mjedis duke dhënë edhe detaje për planet e saj. “Shell planifikon të kryejë brenda Blloqeve 2-3 shpimin e pusit vlerësues Shpirag-5, në një zonë në afërsi të fshatit Konisbaltë, i cili gjendet në territorin e Bashkisë Ura Vajgurore. Sheshi i pusit të propozuar Shpirag-5 i cili zë rreth 2 hektarë, gjendet afër sheshit ekzistues të puseve Shpirag-2/4 të SUA-s dhe kampit të punëtorëve. Në VNM janë marrë në shqyrtim dy sheshe alternative për Shpirag-5, por në këtë përmbledhje do të fokusohemi në vendodhjen e parapëlqyer” thuhet në dokument.

Në tej sqarohet se sa i përket zonës së projektit, sheshi i parapëlqyer për pusin dhe infrastruktura që lidhet me të gjenden në një terren tokash bujqësore në afërsi të fshatit Konisbaltë. Periferia e fshatit Konisbaltë (shtëpia e parë) gjendet 392 metra larg vendndodhjes së parapëlqyer për sheshin e pusit.

Kompania sqaron se Shpirag-5 është një pus vlerësues i cili shërben për të vlerësuar nëse ka rezerva të mjaftueshme që të garantojnë një zbulim fitimprurës. Pusi vlerësues do të ketë si objektiv një strukturë nëntokësore shumë të thellë të quajtur “Shpiragu”; kjo është një strukturë që pritet të përmbajë naftë ose gaz. “Qëllimi i projektit është të ndihmojë të përcaktohet nëse ky rezervuar përmban hidrokarbure (naftë e lehtë, kondensat dhe gaz natyror) ekonomikisht të shfrytëzueshme” nënvizohet në të.

Kompania nënvizon se ka zhvilluar edhe procedurat e konsultimit me banorët e zonës ku 10 takime u zhvilluan gjatë misionit të përcaktimit të çështjeve me zyrtarë të nivelit kombëtar, rajonal dhe të komunitetit. Qëllimi i takimeve ishte informimi i institucioneve rregullatore për zhvillimin e projektit dhe marrja e opinioneve dhe rekomandimeve të tyre për kryerjen e VNM-së dhe përfshirjen më të gjerë të palëve të interesit dhe 22 takime u zhvilluan me banorët në Konisbaltë, Mbreshtan dhe Pashalli gjatë fazës së studimit të gjendjes së mjedisit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja